Dëshmia e Dedë Sherrit: “Si u vra para syve të mi Bardhok Biba”
Flet dëshmitari i ngjarjes ku u ekzekutua heroi i Mirditës në gusht të vitit 1949. Studiuesi Kolë Ndreka sjell të plotë historinë e pritës që ka treguar Dedë Sherri
Dedë Sherri
Unë isha pjesëtar i një grupi nëpunësish të caktuar për zonën e Kaçinarit. Më 1 gusht të vitit 1949 Bardhok Biba na mblodhi dhe na orientoi të bisedojmë me njerëzit për tri problemet më kryesore të asaj kohe. Së pari do të flisnim për qëllimin e provokacioneve të monarkofashistëve grekë në kufirin e Jugut dhe për përballimin e tyre nga ushtria jonë. Ky sqarim, na tha Bardhoku, ishte i domosdoshëm, sepse ka shumë djem mirditas në ato reparte që luftojnë me agresorët grekë. Problemi i dytë ishte shlyerja e detyrimeve të caktuara për çdo familje, sipas tokës dhe pasurisë së disponueshme. Problemi i tretë shtronte çështjen e tërheqjes të disa punëtorëve e vullnetarëve nga fshatrat. Disa duheshin për të punuar në frontin e punës për zgjerimin e rregullimin e xhades (rrugës) Rrëshen-Gjegjan, që të bëhej i mundur kalimi i makinave të rënda e të lidhej rruga nacionale më shkurt me rrethet e Pukës, Kukësit dhe me kantieret e reja të sharrave dhe të shfrytëzimit të lëndës drusore. Kërkoheshin edhe punëtorë për Minierën e Rubikut dhe vullnetarë për Kombinatin e Tekstileve në Tiranë, për ndërtimin e të cilit ishin marrë vendime nga qeveria dhe ishte akorduar kredia prej qeverisë sovjetike.
Në ekipin e zonës së Kaçinarit ishim tre veta; një nga tregtia, unë nga sektori i Grumbullimit dhe një veteriner për të ndihmuar fshatarët që kishin probleme me blegtorinë. Na ishte dhënë porosia për të nxitur fshatarët që t’u kushtonin kujdes punëve të stinës për një vjeshtë të mbarë.
Ne si ekip biseduam me këshillat dhe njerëzit dhe, në fakt, nuk ia arritëm qëllimit. Këtë e them ashtu siç ka qenë në të vërtetë. Bardhok Bina paska qenë informuar për pengesat ku kishim ngecur dhe më 6 gusht niste drejt Shënpalit veti i dytë (me shoqërues, pa armë) dhe mbërrin në Kaçinar. Pasi ne raportuam për gjendjen, ai u dha porosi këshilltarëve të Kaçinarit dhe fshatrave të tjerë për të bërë një takim me popullin. Ai fjeti në Kaçinar atë natë, te shtëpia e një personi të porsaliruar nga ushtria. Të nesërmen, më 7 gusht, u mblodhën shumë fshatarë. Aty Bardhok Biba i shtroi problemet për të cilat qemë ngarkuar edhe ne. Nuk pati nevojë të pyesë se kush është gati të vinte me të për t’u bashkuar në listat e punonjësve dhe të vullnetarëve sepse u ngritën mbi 60-70 duar njëherësh duke iu përgjigjur thirrjes me zë: “Unë jam gati”...
Në atë Kuvend u bë një debat i vogël që s’mund ta harroj: Kur një djalë i vogël nga fshati Arrëz kërkoi të shkonte vullnetar, nëna e tij u çua dhe iu lut Bardhok Binës që të mos ia marrë me vete: Asht zbath e zhvesh, o shoku Bardhok, e s’ka ku me shkue. Ma falni kësaj here e mos ma merrni!”.
- Dëgjo, - i tha Bardhoku asaj, - djali të vijë e të punojë. Në vdeksha unë, ai mund të vijë kështu si po shkon, por të jap fjalën se ke për ta parë të veshur e të mbathur mirë dhe do të bjerë edhe para në shtëpi. Sot merre me vete; nesër ose pasnesër le të vijë në Rrëshen.
- Pati disa komshi të asaj gruas që i thanë Bardhokut: “Të reni se s’ka për ta çuar në punë”.
- - Jo, – u tha ai, - ajo ka hall, por s’na del fjale. Pas ca ditësh ai djali shkoi e punoi tre muaj sipas fjalës së dhënë Bardhok Bibës.
Më 7 gusht, aty nga mesdita, u nisëm për në Shpal, ne, të tre anëtarët e ekipit dhe Bardhok Biba. Mbas nesh vinin vargu i punëtorëve e vullnetarëve. Rënia e një stuhie kalimtare shiu na shkëputi disa qindra metra prej tyre. Tek po zbrisnim shtegut të Qafës së Valmerit, tek Prroska e Mirë (e cila ka marrë emrin Prroska e Keqe), krisi një pushkë e vetme. Unë, që isha pas Bardhokut jo më larg se 3-4 metra, kam dëgjuar kur ka bërë “Heu!”, madje është rrokullisur dhe mbështetur mbi një rrasë të madhe disa metra poshtë. Pas pak kam dëgjuar dhe një pushkë tjetër. E para goditi në gjoks, e dyta anash, në brinjë. Unë rashë në një gropë që kisha afër dhe ndjeva goditjen e plumbit në kofshë. Nuk mund të them se sa herë kam qëlluar me pushkën italiane të gjatë që e mbaja me leje. Nuk i dhashë dum se ku qe prita, megjithëse na ndanin me të afro 70 metra. Kam sahti kot. Prita ka zbraz shumë pushkë për të ndaluar punëtorët që të vinin te Bardhok Biba. Por ata nuk deshën të ndalen. Erdhën, e rrëmbyen në krahë, e ulën tek një shesh i vogël, por zemra e tij nuk rrihte më. Sytë i kishte çelë, thoshe se është gjallë. Dëgjova të thërrasë dikush: “Medet, o burra!”. Dëgjova të qajnë shumë të tjerë. Mua më morën kushërinjtë për të më çuar në spital. Kjo qe ndarja ime të shtrenjtin Bardhok Biba. Ajo skenë tragjike s’do të më largohet kurrë nga mendja për sa të marr frymë i gjallë.
* * *
Kush e vrau Bardhok Bibën dhe motivet e krimit që tronditën Mirditën
Duke filluar që nga numri i sotëm, gazeta “Albania” sjell për lexuesit një seri shkrimesh për vrasjen e Bardhok Bibës, i cili njihet ndryshe si heroi i Mirditës. Përmes një sërë të dhënat, dokumentesh dhe dëshmish, Kolë Ndreka rrëfen të gjitha detajet e ngjarjes së 7 gushtit të vitit 1949 në Qafën e Valmirit. Këtë fillim të muajit mbushen plot 60 vjet nga atentati që iu bë komisarit të Mirditës dhe prej asaj kohe shumë gjëra kanë mbetur mister, ashtu si shumë gjëra të tjera janë zbardhur gjatë këtyre viteve të tranzicionit. Për këtë vrasje në atë kohë kanë shkruar shumë media vendase, por edhe media të huaja, të cilat e interpretuan si një përplasje mes autoriteteve komuniste dhe Mirditës që nuk pranonte regjimin. Sot sjellim për lexuesit dëshminë e Dedë Sherrit, i cili ka qenë me Bardhok Bibën në momentin që plumbat ranë mbi trupin e tij. Ai rrëfen momentet që mban mend 2 dytë para atentatit dhe në momentin e ngjarjes, ku mbeti edhe vetë i plagosur rëndë.
4 Gusht 2009