Trafiku i organeve, reporteri i KE-së viziton në 5 gusht Shqipërinë dhe Serbinë
Reporteri Dik Marti u caktua nga KE-ja si kreu i misionit fakt mbledhës. Çështja e trafikut të organeve nisi pas librit të Karla Del Pontes “Gjuetia”
Reporteri fakt mbledhës i KE-së, Dik MArti, do të vizitojë Tiranën dhe Beogradin në datat 5 dhe 6 gusht si pjesë e misionit të tij për hetimin e një trafiku të mundshëm organesh të civilëve serbë nga ushtarët e UÇK-së. Kjo fabul u dëgjua poër herë të parë pas publikimit të librit “Gjuetia”, të ish kryeprokurores së Hagës, Karla Del Ponte. KE ka emëruar senatorin Dik Marti për të hetuar në lidhje me trafikun e organeve të të burgosurve serbë gjatë luftës në Kosovë. Senatori zviceran udhëtoi tre muaj më parë drejt Prishtinës për të hartuar një raport paraprak për këtë çështje. Ndërkohë, Prishtina dhe Tirana i kanë hedhur poshtë akuzat e ngritura nga Del Ponte. Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, emri i të cilit përmendet në rrëfimet e Del Pontes, ka deklaruar se pretendimet e ish-kryeprokurores janë të pabazuara. Ndërsa, ministri i Jashtëm shqiptar, Lulzim Basha, i cilësoi akuzat e ngritura nga Del Ponte si “trillime dhe absurditete. Nga ana tjetër dhe ish-zëdhënësja e Del Pontes, Florenc Hartman, e akuzoi ashpër shefen e dikurshme duke deklaruar se gjithçka ishte veçse një fantazi e saj. Në një shkrim të botuar në të përditshmen zvicerane “Le Temps”, Florenc Hartman e vlerëson si të “papërgjegjshme” dhe të “padenjë” paraqitjen “si fakt i vërtetuar të diçkaje që ishte e pamundur të provohej në realitet”. “Zëra për trafik organesh i shoqërojnë gjithmonë konfliktet, por rrallë rezultojnë të vërteta”, - vlerësoi ish-zëdhënësja, duke nënvizuar se “ruajtja e zinxhirit të ftohtë dhe kushtet e asepsisë e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë zbatimin real të praktikave të tilla”. Pavarësisht nga kritikat dhe reagimet e shumta, Këshilli i Europës ka vendosur të hetojë seriozisht “akuzat” e Del Pontes në librin e saj të fundit.
Takimet
Në kulmin e polemikave mbi këtë çështje, në muajin prill, prokurorja e Përgjithshme Ina Rama ka takuar prokurorin serb të Krimeve të Luftës, Vladimir Vukçeviç, i cili kishte mbërritur në Shqipëri së bashku me zëvendësprokurorin e zëdhënësin e tij. Interesimi i prokurorit serb lidhet me pretendimet e ngritura në librin “Gjuetia”, të ish-kryeprokurores së Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, Karla del Ponte, e cila është deklaruar se ka pasur trafik organesh të qytetarëve serbë në një bazë në veri të Shqipërisë. Megjithatë, pretendimet e prokurorit serb nuk kanë shkuar më tej se ato të librit të Karla del Pontes, pasi përveç denoncimit që bëhet në librin e Del Pontes, Vukçeviç nuk ka sjellë asnjë provë apo indice me vete që do të mund të jepte ”shenja jete” për këtë dosje që deri tani ka bërë veç jehonë mediatike pasi gjurmët konkrete nuk gjenden askund. “Prokurorja e Përgjithshme bëri prezent gjatë takimit rezultatet e një procesi inspektimi dhe verifikimi të përbashkët (të kryera që në vitin 2005) që kanë zhvilluar hetues të ardhur nga Haga dhe prokurorë të rrethit të Matit në disa ambiente në zonën e Burrelit. Në përfundim të këtij procesi, hetuesit e Hagës së bashku me prokurorët e Matit arritën në konkluzionin se të dhënat që posedonin hetuesit e Hagës për atë që pretendohej se kishte ndodhur në Burrel nuk rezultuan të vërteta”, - saktësonte lidhur me rezultatet e hetimit zyra e shtypit e prokurores së Përgjithshme Ina Rama.
Del Ponte
Karla Del Ponte, duke cituar atë që vetë ajo e ka përshkruar në libër si një ‘raport të besueshëm të dëshmitarëve’, deklaron se guerilasit kosovarë kanë transportuar me qindra të burgosur serbë në veri të Shqipërisë. ”Ata u vranë dhe organet e tyre u morën”, - shkruan del Ponte në librin e saj ”Gjuetia”. Qeveria kosovare, e drejtuar nga Hashim Thaçi, i ka mohuar këto akuza duke i quajtur të pavërteta, ndërsa Rusia dhe Serbia kanë filluar hetimet për 'krimet e luftës'. Del Ponte, ambasadore e shtetit të Zvicrës, është urdhëruar nga qeveria e saj të heshtë tani që jehona e librit të saj ka shkaktuar reagime të fuqishme kontradiktore mes palëve. Por pretendimet e shkruara në libër të Del Pontes janë kundërshtuar dhe nga dëshmia e ish-kryeprokurorit shqiptar Theodhori Sollaku, i cili ka thënë se “një delegacion i kryesuar nga Del Ponte erdhi në vitin 2004 dhe kërkoi investigim mbi këtë çështje. Në bashkëpunim u kryen kërkimet dhe të dyja palët pranuan se nuk ekzistonte asnjë shenjë e vetme që mund të mbështeste këtë pretendim”.Ministria e Jashtme e Zvicrës i ndaloi ish-kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte, promovimin e një libri që fliste kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Libri përshkruan masakrat, që, sipas del Pontes, janë kryer nga ushtarët e UÇK-së, por Ministria e Jashtme e Zvicrës u shpreh kundër tij dhe kërkoi "kthimin e menjëhershëm" të Del Pontes në Argjentinë, ku ajo ushtron funksionin e ambasadores.
Grabitën filialin e “Uestern Union”, arrestohen vetëm 60 minuta më vonë
Dy të rinj nga qyteti i Fushë Arrëzit kanë rënë në prangat e policisë pasi grabitën një shumë parash në një filial të transferimit të parave “Uestern Union”. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme, teksa dy të rinjtë kanë hyrë në zyrën e transferimit të parave.
Të armatosur me thika ata kanë kërcënuar punonjësit e zyrës duke grabitur më pas shumën e parave prej 150 eurosh. Menjëherë ata janë larguar nga zyra, por nuk kanë mundur ti shpëtojnë arrestimit. Forcave të komisariatit të Pukës u janë dashur 60 minuta për identifikimin dhe më pas arrestimin e dy të . Lulëzim Kolgjokaj, 19-vjeç dhe Mikel N, 17-vjeç lindur e banues në qytetin Fushë-Arrës të Pukës janë arrestuar dje nga policia pasi akuzohen se të maskuar, kanë hyrë në ambientet e pikës së “Uestern” Union të këtij qyteti, duke kërcënuar me thike, punonjësen e kësaj pike, për t’i marrë forcërisht paratë. Në momentin e kapjes dy autoreve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës material sendet e përdorura për kryerjen e kësaj vepre penale, armë të ftohtë thikë, dy maska dhe sasia e lekëve të vjedhur. Dy adoleshentët akuzohen për veprat penale të “Vjedhjes me dhunë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”.
4 Gusht 2009