E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blerim Xhemaili, pranë Palermos



Palermo ripërsërti interesimin për mesfushorin shqiptar me pasaportë zvicerane Blerim Xhemaili. Torino, klubi italian i Serisë B, që zotëron dhe kartonin e ndërkombëtarit të Zvicrës, duket se nuk do të jetë në gjendje të mbajë “lidhur” ish-lojtarin e Boltonit në Angli. Presidenti i Palermos, Mauricio Zamparini, pohoi se “çmimi i tij (Xhemailit) nuk përbën më një çështje”. Sipas gazetës sportive italiane “Corriere dello Sport”, çështja mund të mbyllet brenda pak ditësh.

Francezi
Trezege qëndron te Juventusi

“Kam vendosur të qëndroj te Juventusi. Këtë vit mbush 10 vjet në këtë klub dhe nuk e ndjej se duhet ta lë”. Pas rikthimit në Itali pas “Kupës së Paqes”, David Trezege bëri publik vendimin e tij përfundimtar për të ardhmen, të paktën për sezonin e ardhshëm. “Këtu nuk kam asgjë për të dëshmuar, por vetëm për të fituar”, - shtoi sulmuesi francez i bardhezinjve. Vendimtare ishte bisesa më disa lojtarit dhe drejtorit sportiv të Juves, Alesio Seko, që mesa duket e ka rimotivuar ish-lojtarin e Kombëtares franceze.

Argjentinasi
Barcelona blindon Mesin

Barcelona ka ndërmend të dyfishojë e ta çojë në 300 milionë euro klauzolën e prishjes së kontratës së Lionel Mesit. Lajmin e dha “El Mundo Deportivo”. Sipas gazetës sportive katalanase, Barça ka si synim ta çojë në pagesën vjetore të yllit argjentinas në 9.5 milionë euro, nga tetë që e ka aktualisht. Leo do të bëhet kështu lojtari më i paguar te Barça. Zlatan Ibrahimoviç, i ardhur nga Interi, shkruan gazeta, përfiton një pagesë vjetor prej 9 milionë euro dhe një klauzolë për prishje kontrate në 250 milionë euro.

Felipe Masa: “Mikael nuk ka nevojë për këshilla”

Felipe Masa u larguar nga spitali në Budapest, nëntë ditë pas aksidentit të rëndë në kualifikueset e Çmimit të Madh të Hungarisë. 28-vjeçari udhëtoi drejt atdheut të ti, Brazilit, me një avion privat. “Kur unë do të jem përsëri këtu, dëshiroj, që gjithçka të jetë si më parë. Do të bëj gjithçka që është e mundur”, -tha Masa në intervistën e tij të parë pas aksidentit e të publikuar në faqen zyrtare të Ferrarit. Masa flet dhe për Mikakel Shumakerin, pilotin e famshëm gjerman, i cili do të zëvendosojë Felipen në disa gara, duke filluar nga ajo e Valencias për Çmimin e Madh të Europës. “Mikael nuk
ka nevojë për këshilla”.

4 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›