Pakistan, qark elektronik në këpucë, evitohet sulmi terrorist?
Autori i Lajmit: Redaksia
Karaçi – Forcat e sigurisë në aeroportin pakistanez të Karaçit kanë arritur të evitojnë një tragjedi të mundshme ajrore, pasi një person me këpucë të dyshimta është ndaluar. Në këpucët e tij të tenisit janë gjetur disa bateri dhe një qark elektronik. Praninë e këpucëve të dyshimta e ka identifikuar skaneri elektrik. I arrestuari do të udhëtonte në drejtim të Muskatit me linjën “Thai Airëays”. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin e quajtur Faiz Mohammad, profesor dhe inxhinier, i cili tha se do të fluturonte drejt Omanit. Burime të forcave sigurisë së aeroportit bëjnë me dije se Mohammad e kishte futur qarkun në pjesën e poshtme të këpucës, ndërsa ata janë duke hetuar se përse dhe si do të shërbente qarku gjatë fluturimit. Të tilla materiale përdoren në ndërtimin e bombave. “Faiz Mohammad u arrestua në aeroportin ndërkombëtar “Jinnah International Airport”, - tha Munir Ahmed, zëdhënës i forcës së sigurisë së aeroportit.
Zoti Ahmed tha se secila këpucë kishte në brendësi të saj një qark shumë të vogël të lidhur me dy bateri të tipit AAA.
Mohammad u tha autoriteteve se ai i kishte blerë këpucët e tenisit në një dyqan në kryeqytet dhe nuk ia kishte idenë që brenda tyre fshiheshin qarqe elektronike. “Është e parakohshme që të dalësh në konkluzionin për qëllimin e vërtetë të tij. Ne po hetojmë me shumë kujdes”, - tha zyrtari i policisë, Sohail Faiz. Për momentin, Mohammad është duke u mbajtur në një rajon policie në pjesën jugore të qytetit portal të Karaçit, pasi u dorëzua nga forcat e sigurisë së aeroportit. Përpjekjet e luftës kundër terrorizmit në Pakistan janë shtuar pas arrestimit të një ekstremisti me origjinë nga ky vend me akuzën e sulmeve të dështuara në Times Square, vetëm një javë më parë.
Ky lajm është publikuar: 11/05/2010