E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënë e bijë dyshohen për vjedhje në një dyqan



Nënë e bijë dyshohet se kanë përfituar nga mungesa e vëmendjes së shitëses për të futur në çantë një sasi prej 15 metra copë basme. A. I., 45 vjeçe, lindur në Korçë dhe banuese në Sukth bashkë me vajzën e saj 11-vjeçare kishin hyrë në një dyqan në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të stacionit të trenit në Tiranë. Nënë e bijë nuk kanë nguruar të dalin nga dyqani me 15 metra pëlhurë basme pa paguar paratë. Ato kanë shfrytëzuar një moment kur shitësja nuk e kishte mendjen te ato, për të vjedhur copën e basmës. Por vetëm pak momente më vonë shitësja ka konstatuar vjedhjen duke lajmëruar menjëherë policinë. Efektivat e komisariatit të policisë nr. 3, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të gruas 45-vjeçare ndërsa vajza e saj për të arsye të moshës së saj të mitur u la e lirë.

10 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›