Nënë në moshën 66 vjeçare
Angli - 66 vjeçarja angleze Elizabeth Adeney pritet të bëjë lindjen pas një muaji. Vejusha 8 muajshe Adeney mendohet se ka mbetur shtatzënë pas një fekondimi artificial që kreu jashtë Anglisë, pasi në këtë shtet diçka e tillë nuk lejohet për gratë shterpe pas moshës 50 vjeçare.
Adeney do të jetë “nëna” më e moshuar në Angli. Këtë rekord derimë tani e mbante Pati Farrant në moshën 62 vjeçe.
Fqinjët e saj shprehen se Adeney është mjaft e suksesshme në punë dhe se shëndeti i kandidates për nënë është i mirë dhe se mund ta kryejë një detyrë të tillë më së miri.
Ndërsa shtypi pritet ta diskutojë shumë rastin e Adeney ashtu si edhe rastet e nënave të tjera të moshuara. Gazeta Daily Mail thotë se kur fëmija i saj të jetë në moshën 13-14 vjeç, në prag të rinisë, Adeney do jetë 80 vjeçe. Ndërkohë vetë nëna e moshuar Adeney nuk ka bërë asnjë deklaratë derimë tani.