E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia: Kosova të shlyej borxhin prej 1.2 miliardë $

Beograd -Meqenëse Kosova është pranuar në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me siguri do të pranohet edhe në Bankën Botërore, ata me automatizëm duhet të marrin përsipër servisimin e borxheve, - ka deklaruar zv/kryeministri dhe ministri serb i Ekonomisë Mllagjan Dinkiç.

Sipas tij, borxhi i Kosovës është 1.2 miliardë dollarë dhe Serbia këto para duhet t'i investojë për përmirësimin e jetës së serbëve në Kosovë, tha Dinkiç për shtypin e Beogradit. Për Serbinë, thotë Dinkiç, është me rëndësi që "të mos lejojë kurrë" anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe, sipas tij, në këtë drejtim do të ndihmojë Rusia dhe Kina me veton e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›