Qeveria shkurton buxhetin për USHT, rrezikohet funksionimi
Tetovë - Universiteti Shtetëror i Tetovës ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për shkurtimin e buxhetit prej 10 milion denarësh, me rebalancin e buxhetit. Drejtuesit e USHT-së nëpërmjet një deklarate kanë reaguar ashpër ndaj vendimit qeveritar për shkurtimin e buxhetit.
“USHT është institucion publik i arsimit të lartë dhe duhet të ketë trajtim adekuat dhe proporcional nga Qeveria e Maqedonisë, si çdo institucion tjetër buxhetor. Përndryshe, rrezikohet funksionimi i universitetit të vetëm shtetëror me mësim në gjuhën shqipe”, nënvizohet në reagimin e USHT-së, duke apeluar që ky vendim të anulohet në seancën parlamentare kur do të diskutohet ribalanci i buxhetit.
Mjetet që do t`i hiqen USHT-së janë nga pjesa e investimeve kapitale, me ç`rast sërish do të ndërpritet përfundimi i ndërtimeve të objekteve të fakultetit juridik dhe ekonomik. USHT reagoi edhe për ndarjen e buxhetit për universitetet e vendit, duke theksuar se universitetit shqiptar i janë ndarë vetëm 10 për qind apo 220 milion denarë nga gjithsejt 2.1miliardë denarë të parapara për universitetet shtetërore.
Universiteti i Shtipit në Maqedoninë Lindore, një universitet i ri dhe me numër të vogël studentësh ka marrë rreth 14,6 për qind të buxhetit për universitetet shtetërore, ndërsa Universiteti i Shkupit ka marrë 63,2 për qind të mjeteve të përgjithshme. (INA)