E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vriten 4 persona në Pakistan

Një avion amerikan pa pilot qëlloi me raketë drejt forcave Talebane dhe të El Kaides në kufi të Pakistanit ku mbetën të vdekur 4 persona sipas njoftimeve paraprake.

Autoritetet e shërbimit të fshehtë deklaruan se u qëllua një shkollë fetare dhe një automjet në fshatin Mir Ali në Veri të Veziristanit.

Autoritetet u shprehën se derimë tani kanë gjetur 4 kufoma dhe se ende vazhdonte operacioni i kërkimit në gërmadha.

Po këtë javë, me një sulm të tillë, gjetën vdekjen 8 persona të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›