Thaçi: Integrimi në BE, prioritet i qeverisë
Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se qeveria e ka vendosur si prioritet strategjik procesin e integrimit të Kosovës në BE. Thaçi ka kërkuar veprim të shpejtë të kabinetit qeveritar për plotësimin e kritereve që kërkohen nga BE-ja. “Ne si qeveri jemi të vetëdijshëm për vendosmërinë dhe nevojën e përshtatjeve të politikave të Qeverisë së Kosovës me ato të BE-së, me qëllim që të sigurohet sa më shpejt integrimi i Kosovës në BE”, ka theksuar kryeministri Thaçi.
Deklaratat e tij u bënë gjatë takimit të radhës të Këshillit ndërministror për integrime evropiane, kryeministri tha se aktivitetet drejt proceseve integruese duhet të trajtohen me angazhim maksimal nga të gjitha institucionet e vendit. Për këtë qëllim shumë shpejt do të fillojë aprovimin e planit për veprim për partneritet evropian, tha kryeministri Thaçi.
“Eshët kënaqësi e ime t’ju njoftoj se gjatë javë në vijim qeveria do të aprovoj planin e veprimit për partneritet evropian të plotësuar, duke adresuar sfidat e raportit të progresit të vitit 2008. Në kuadër të saj ne do të thellojmë reformat edhe në politikë, në ekonomi dhe legjislacion”, ka theksuar kryeministri Thaçi.
Viti 2009 është shumë me rëndësi për vendin dhe rruga e Kosovës për në BE është e qartë , tha Thaçi, duke thënë se e tëra varet nga suksesi ynë.
“E ardhmja e shtetit të Kosovës është e ardhme në BE dhe kërkoj nga të gjithë ju angazhim maksimal në mënyrë që suksesi i Kosovës të jetë sukses i vlerësuar i hapjes së sigurt për në BE dhe NATO”, ka thënë Thaçi.
Kryeministri kërkoi që të punohet sa më shumë në përgatitjen imputit për raportin e progresit, përgatitjen e takimit të 16 plenar të mekanizmit përcjellës të stabilizim-asociimit, infrastrukturës dhe bujqësisë dhe prioritetet tjera që i ka vendosur qeveria për procesin e integrimeve evropiane.