E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policëve serbë u hiqet paga

Prishtinë -Që prej ditës së sotme, policët serbë, të cilët kanë bojkotuar punën e tyre që prej shkurtit të vitit 2008, nuk do t’u jepet paga. Vendimi është marrë nga qeveria e Kosovës. “Prej sot të gjithë kolegët serbë nuk do të jenë të suspenduar me pagesë. Që nga kjo ditë deri me 30 qershor të gjithë këta do të jenë të suspenduar pa pagesë. Nëse nuk kthehen atyre do t’u shkëputet kontrata e punës”-ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka.

Pas caktimit të afatit të fundit për kthim, në vendet e tyre të punës janë kthyer katër policë serbë, ndërkaq që prej kohës që janë suspenduar, pas shpalljes së pavarësisë së vendit janë kthyer 20 policë.

Tashmë mbetet të vendoset edhe për 300 policët serbë nëse do të kthehen sërish në punë.
Për të plotësuar vendet e lira, Policia e Kosovës do të hapë konkurs gjatë muajit shtator ose tetor, me ç’rast do të pranohen policë të rinj të nacionalitetit serb.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›