E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nenet e Kodit te ri Zgjedhor, Te miratuara dje me konsensus



Financimi i zgjedhjeve dhe i fushates

Financimi i procesit zgjedhor

Fondet per pergatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve

1. Buxheti i KQZ-se perben ze me vete ne Buxhetin e Shtetit.

2. Ne buxhetin e vitit kur do te zhvillohen zgjedhje, Kuvendi ve ne dispozicion te KQZ-se dhe te institucioneve te tjera perkatese fondet per pergatitjen, zhvillimin, mbikeqyrjen, si dhe cdo aspekt tjeter te procesit zgjedhor.

3. Ne rastin kur viti buxhetor nuk eshte vit zgjedhor, KQZ-se i vihen ne dispozicion fonde te mjaftueshme per funksionimin e ketij institucioni, si dhe per ushtrimin e pergjegjesive te tij sipas ligjit.

4. KQZ-ja administron fondet e caktuara per zhvillimin e zgjedhjeve, sipas rregullave te percaktuara ne kete Kod.

5. Ne rastin e zgjedhjeve te parakohshme, Keshilli Ministrave ve ne dispozicion te KQZ-se fondet sipas pikes (1) te ketij neni jo me vone se 5 dite nga dita e shperndarjes se Kuvendit apo organit perkates te pushtetit vendor.

6. Fondet e akorduara nga Buxheti i Shtetit per fushaten zgjedhore te subjekteve zgjedhore perbehen nga fondet per financimin e fushates, te cilat shperndahen sipas pikes 1 (a) (b) te nenit ....te ketij Kodi, si dhe nga kuota shtese per fondet per financimin e fushates, e cila perdoret nga KQZ-ja per dhenien e shumave kompensuese, sipas shkronjes pikes 4 te nenit te ketij Kodi. Fondet per financimin e fushates nuk mund te jene me pak sesa totali i shumave te shperndara partive politike ne zgjedhjet pararendese.

Kapitulli II

Financimi i subjekteve zgjedhore

Shperndarja dhe rishperndarja e fondeve publike per subjektet zgjedhore

1. Subjektet zgjedhore perfitojne financime nga fondet publike sipas rregullave te percaktuara ne kete Kod. Sasia e fondeve publike qe do tu shperndahen subjekteve zgjedhor caktohet me vendim te Kuvendit se bashku me buxhetin e zgjedhjeve sipas nenit.....te ketij kodi.

2. Sasia e fondeve publike qe ju shperndahet secilit prej subjekteve zgjedhor caktohet me vendim te KQZ-se sipas rregullave te meposhtme:

a) 50 per qind e shumes ndahet ndermjet partive politike te regjistruara si subjekte zgjedhore dhe qe kane mandate ne Kuvend, e percaktuar kjo sipas vendimit te KQZ-se per shpalljen e rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve pararendese. Kjo shume u jepet ketyre partive politike nga KQZ-ja jo me vone se 5 dite pas regjistrimit te tyre si subjekt zgjedhor dhe paraqitjes se listes shumemerore per cdo njesi zgjedhore.

b) 50 per qind e shumes se pergjithshme ndahet midis partive politike te regjistruara si subjekt zgjedhor dhe qe ne zgjedhjet pararendese per Kuvendin kane marre jo me pak se 3 vende ne Kuvend, ne raport me votat e marra prej tyre ne shkalle kombetare, sipas vendimit te KQZ per shpalljen e rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve.

3. Partia qe ka perfituar fonde publike sipas germes "b" te pikes (1) te ketij neni dhe qe nuk fiton asnje mandat nga zgjedhjet e radhes, duhet te ktheje shumen perkatese te perfituar. Depozitimi i ketyre shumave behet ne llogarine bankare te KQZ-se. Kthimi i fondeve behet jo me vone se 30 dite pas shpalljes se rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve. Ne rast te mospermbushjes e ketij detyrimi pa shkaqe te perligjura, KQZ-ja i kerkon ministrit te Financave qe te urdheroje Zyren e Thesarit qe keto shuma t'i mbaje nga fondet e tjera buxhetore qe perfitojne keto parti dhe t'i kaloje ato ne buxhetin e KQZ-se.

4. Partia e cila sipas pikes (2) nuk kthen fondet perkatese humbet te drejten e financimeve te tjera nga fondet publike per nje periudhe kohe jo me pak se 5 vjet, si dhe nuk regjistrohet si subjekt zgjedhor ne zgjedhjet e radhes, pavaresisht llojit te tyre, as vetem dhe as si pjesetare e ndonje koalicioni.

5. Fondet e kthyera sipas pikes (2) te ketij neni, me vendim te KQZ-se, ju rishperndahen partive politike te cilat kane marre vende ne Kuvend. Shperndarja behet ne perqindje te njejte me perqindjen e vendeve te fituara ne zgjedhjet e radhes. Vendimi merret nga KQZ-ja jo me vone se 30 dite pas shpalljes se rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve.

6. Ne rast se fondi sipas pikes 4 te ketij neni nuk eshte kthyer plotesisht nga subjektet zgjedhore, ky fond i kompensohet KQZ-se nga buxheti i shtetit.

7. KQZ nxjerr udhezim per kriteret dhe procedurat ne zbatim te pikave 3, 5 dhe 6 te ketij neni.

Ndalimi i perdorimit te burimeve publike ne mbeshtetje te subjekteve zgjedhore

1. Me perjashtim te rasteve te parashikuara me ligj, nuk mund te perdoren ose te vihen ne mbeshtetje te kandidateve, te partive politike ose te koalicioneve ne zgjedhje, burime te organeve apo enteve publike ne nivel qendror ose vendor, apo cdo lloj enti tjeter ku shteti zoteron kapitale apo kuota ose/dhe emeron shumicen e organit mbikeqyres apo organit administrues te entit, pavaresisht nga burimi i kapitalit apo pronesia.

2. Ne kuptim te ketij neni, "burime" quhen asetet e luajtshme dhe te paluajtshme te parashikuara ne nenin 142 te Kodit Civil, si dhe cdo burim njerezor i institucionit. Me perdorim te "burimeve njerezore" kuptohet perdorimi i administrates se institucionit brenda orarit te punes per qellime zgjedhore. Edhe marrja ne pune, pushimi nga puna, lirimi, levizja dhe transferimi ne detyre, me perjashtim te rasteve te motivuara, konsiderohen veprimtari te institucionit publik.

Financimi i subjekteve zgjedhore nga fondet jopublike

1. Subjektet zgjedhore mund te marrin per qellime te fushates se tyre zgjedhore fonde vetem nga persona fizike ose juridik vendas. Per qellim te ketij Kodi, do te konsiderohet person fizik vendas edhe shtetasi shqiptar me banim jashte territorit te Republikes se Shqiperise.

2. Shuma qe cdo person fizik ose juridik mund t'i jape nje subjekti zgjedhor nuk mund te jete me e madhe se 1 milion leke ose kunder vlefta ne sende ose sherbime.

3. Ndalohet dhenia e fondeve nga nje person juridik apo cdo aksioner i tij, pervec rasteve kur aksioneri i zoteron keto aksione si rezultat i ofertes publike, nese ndodhet ne nje nga kushtet e meposhtme :

ka perfituar fonde publike, kontrata publike apo koncesione ne 5 vitet e fundit me vlere mbi 10 milion leke;

ushtron aktivitet ne fushen e medias;

ka qene partner me fonde publike ne projekte te ndryshme;

ka detyrime monetare ndaj buxhetit te shtetit ose ndaj cdo institucioni publik;

Regjistrimi i fondeve jopublike

1. Cdo subjekt zgjedhor duhet te regjistroje ne nje regjister te posacem, miratuar si model me vendim te KQZ-se, shumen e fondeve te perfituara per cdo person fizik ose juridik, si dhe te dhena te tjera qe lidhen me identifikimin qarte te dhuruesit. Ne castin e dhurimit, dhuruesi nenshkruan nje deklarate ku zotohet se ai nuk ndodhet ne nje nga rrethanat e percaktuar ne nenin ...te ketij kodi, dhe mban pergjegjesi personale per deklarim te rreme. Forma dhe permbajtja e deklarates miratohet nga KQZ, dhe eshte e detyrueshme per tu nenshkruar ne cdo rast dhurimi. Lista e personave qe dhurojne shuma jo me pak se 100 mije leke si dhe vlera perkatese duhet te behet kurdohere publike.

2. Dhurimi i fondeve jopublike me vlere me te madhe se 50 mije leke duhet te behet vetem ne nje llogari te posacme te hapur ne nje banke nga subjekti zgjedhor. Pergjegjesi i finances se subjektit zgjedhor, jo me vone se tre dite nga fillimi i fushates zgjedhore deklaron numrin e llogarise bankare te hapur per kete qellim. Numri i llogarise bankare per cdo subjekt politik publikohet ne faqen zyrtare te KQZ-se.

3. Shpenzimi total qe mund te kryeje nje parti politike, perfshire edhe kandidatet e tyre, per nje fushate zgjedhore nuk duhet te kaloje 10-fishin e shumes me te madhe qe nje subjekt zgjedhor ka marre nga fondet publike sipas nenit .....te ketij kodi. Cdo shpenzim i kryer per fushaten zgjedhore dokumentohet dhe kryhet duke respektuar legjislacionin tatimor ne fuqi.

4. Detyrimet e parashikuar ne kete nen vlejne edhe per kandidatet e propozuar nga zgjedhesit te regjistruar sipas .......te ketij Kodi. Shpenzimi total qe mund te kryeje kandidati i propozuar nga zgjedhesit nuk duhet te kaloje 50% te shumes me te madhe qe nje subjekt zgjedhor ka marre nga fondet publike sipas nenit .....te ketij kodi.

Auditimi i fondeve dhe shpenzimeve te fushates zgjedhore

1. Jo me vone se 45 dite pas shpalljes se rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve per cdo subjekt zgjedhor, KQZ emeron me short nje apo me shume ekspert kontabel te licencuar te perzgjedhur sipas nenit ..te ketij kodi, per te kryer auditimin e fondeve te perfituara dhe te shpenzuara per fushaten zgjedhore. Raporti i auditimit paraqitet ne KQZ brenda afatit te percaktuar ne vendimin e emerimit. Raporti nuk mund te perfshije te dhena personale te dhuruesve nen vleren e parashikuar ne piken 1 te nenit ... te ketij Kodi.

2. Subjektet zgjedhore duhet te vene ne dispozicion te ekspertit te emeruar nga KQZ, cdo informacion, dokumente apo te dhena qe kane te bejne me financimin dhe shpenzimet e fushates zgjedhore sipas ketij Kodi.

3. KQZ mund te beje verifikime se te dhenave te raportit. Verifikimi mund te pershije edhe pyetjen e personave dhe subjekteve te ndryshem, keqyrjen e dokumenteve qe lidhen me kete ceshtje, prane zyrave perkatese te subjektit zgjedhor qe ka paraqitur raportin, si dhe marrjen e cdo informacioni nga bankat apo persona te trete, te cilet mund te tregoje mbi te dhenat e paraqitura ne raport.

3. KQZ publikon raportet e auditimit per subjektet zgjedhore jo me vone se nje muaj nga data e paraqitjes se raportit, ose sipas rastit nga data e mbylljes se verifikimeve perkatese.

4. Mos respektimi i rregullave te percaktuara ne kete kapitull nga subjektet zgjedhore apo dhuruesit, ne rast se nuk perben veper penale eshte kundervajtje administrative dhe ndeshkohet sipas parashikimeve ne kete Kod. ( te parashikohen sanksionet )

Perzgjedhja e auditeve nga KQZ

1. KQZ perzgjedh me konkurrim nje liste te eksperteve kontabel te licencuar , ne fillim te vitit zgjedhor .

2. Lista duhet te permbaje te pakten 20 eksperte te cilen e ushtrojne kete profesion ne 5 vitet e fundit.

3. Procedurat, kriteret perzgjedhjes se listes paraprake dhe emerimit te tyre, percaktohen me udhezim te KQZ-se. Ne cdo rast nje auditor nuk mund te auditoje te njejtin subjekt zgjedhor per dy zgjedhje radhazi.

4. Buxheti per zgjedhjet duhet te parashikoje edhe fondin e nevojshem per auditimin e subjekteve zgjedhore.

Fushata zgjedhore dhe media

Periudha e fushates dhe e heshtjes zgjedhore

1. Fushata zgjedhore fillon 30 dite para dates se zgjedhjeve dhe perfundon 24 ore para dates se zgjedhjeve.

2. Dita perpara dates se zgjedhjeve dhe dita e zgjedhjeve deri ne oren e mbylljes se votimit formojne periudhen e heshtjes zgjedhore. Ne periudhen e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnje lloj fushate zgjedhore nepermjet organeve te medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose veprimtarive te tjera zgjedhore te subjekteve zgjedhore.

Te drejtat dhe detyrimet e subjekteve zgjedhore gjate fushates

1. Gjate fushates zgjedhore, cdo subjekt zgjedhor ka te drejte te beje propagande zgjedhore ne cdo menyre te ligjshme.

2. Rezultatet e sondazheve zgjedhore nuk mund te publikohen gjate 5 diteve te fundit para dates se zgjedhjeve perfshire dhe daten e zgjedhjeve deri ne oren e mbylljes se votimit.

3. Publikimi i rezultateve te sondazheve zgjedhore duhet te perfshije edhe emrin e organizatorit te sondazhit, porositesin e tij, numrin e personave te intervistuar, probabilitetin e gabimit, si dhe periudhen e zhvillimit te sondazhit.

4. Ndalohet zhvillimi i fushates zgjedhore ne institucionet publike.

5. Ndalohet propaganda ne favor ose kunder nje kandidati ose subjekti tjeter zgjedhor nga ana e te huajve.

Materialet propagandistike

1. Organet e qeverisjes vendore caktojne, ne menyre te drejte dhe te paanshme, vendet publike per afishimin e materialeve propagandistike.

2. KQZ miraton me udhezim te vecante kriteret per perzgjedhjen e ketyre vendeve.

3. Cdo afishim i materialeve propagandistike jashte vendeve publike te autorizuara sjell heqjen e tyre nga organet zbatimit te ligjit.

Fushata zgjedhore ne Radiotelevizionin Publik

1. Gjate fushates zgjedhore, Radiotelevizioni Publik ve minutazh falas, ne dispozicion te partive politike te regjistruara dhe te KQZ-se, qe ndahet sipas rregullave te meposhtme:

a) KQZ-se i vihen ne dispozicion gjithsej dy ore, sipas segmenteve orare te kerkuara prej saj. Te pakten dy te tretat e ketij minutazhi duhet te jene brenda segmentit orar 1800-2200;

b) per partite parlamentare, qe ne zgjedhjet e fundit parlamentare kane marre me shume se 20 per qind te vendeve ne parlament, KQZ-ja cakton nje minutazh te barabarte prej jo me pak se 30 minutash ne Televizionin Publik dhe po aq ne Radion Publike, kurse per partite e tjera parlamentare, kjo kohe eshte jo me pak se 15 minuta. Rritja e kohes se transmetimit nje partie apo brenda nje koalicioni perkates, rrit proporcionalisht kohen ne dispozicion te partise apo koalicionit tjeter;

c) cdo parti jashteparlamentare qe merr pjese ne zgjedhje perfiton 10 minuta ne Televizionin Publik dhe 10 minuta ne Radion Publike;

c) ne cdo program ose reklame radiotelevizive ne sherbim te propagandes zgjedhore duhet te percaktohet qarte subjekti zgjedhor perkates.

2. Radiotelevizioni Publik e pasqyron fushaten zgjedhore nepermjet lajmeve dhe programeve informative, ne perputhje me parimet e paanshmerise, plotesise, vertetesise dhe pluralizmit te informacionit te parashikuara ne legjislacioni qe rregullon fushen e mediave elektronike. Minutazhi falas qe perfitojne partite politike, sipas pikes 1 te ketij neni, nuk mund te caktohet si pjese e lajmeve dhe programeve informative.

3. Radiotelevizioni Publik transmeton reklama politike pa pagese duke llogaritur kohen e transmetimit brenda minutazhit sipas pikes 1 te ketij neni.

4. Gjate fushatave per referendum te pergjithshem, Radiotelevizioni Publik ve minutazh te barabarte prej jo me shume se tri oresh gjithsej ne dispozicion te partive politike qe mbeshtesin secilen prej alternativave.

Edicionet informative te Radiotelevizionit Publik

1. Ne minutazhin politik te edicioneve informative, Radiotelevizioni Publik eshte i detyruar te zbatoje raporte kohore te barabarta per te gjitha partite parlamentare, qe ne zgjedhjet e fundit per Kuvendin kane marre deri ne 20 per qind te vendeve ne Kuvend. Partite qe kane marre me shume se 20 per qind, perfitojne kohe transmetimi te shperndare ne menyre te barabarte midis tyre. Secila nga keto parti perfiton kohe sa dyfishi i kohes qe perfiton nje parti qe ka marre deri ne 20 per qind te vendeve ne Kuvend.

2. Ne rast te shkeljes se raporteve te pasqyrimit ne favor te nje force ose te nje koalicioni, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdheron reduktimin ne te njejten mase te kohes ne dispozicion te partise ose koalicionit politik ose kompensimin e partive apo koalicioneve te tjera politike me minutazh shtese brenda 48 oreve.

3. Koha e pasqyrimit te veprimtarive qeveritare, qe lidhen me fushaten zgjedhore, perfshihet ne kohen e partise se ciles i perket titullari i institucionit qe zhvillon veprimtarine.

4. Per pasqyrimin e veprimtarive te partive jashteparlamentare Radiotelevizioni Publik zbaton kriteret profesionale te lajmit, me kusht qe koha ne dispozicion te jete jo me e madhe se koha e dhene per partite parlamentare.

5. Brenda edicioneve informative gazetaret e Radiotelevizionit Publik e kane te ndaluar propaganden, komentet ose qendrimet politike.

6. Ne rast te shkeljes se kerkesave te percaktuara ne kete nen, KQZ-ja gjobit, sipas rastit dhe shkalles se pergjegjesise, me 20 000 leke reporterin qe ka pergatitur kroniken; me 30 000 leke redaktorin pergjegjes, me 35 000 leke Drejtorin e Informacionit dhe me 60 000 leke Drejtorin e Pergjithshem.

7. Vendimi i KQZ-se perben titull ekzekutiv dhe zbatohet nga Drejtoria e Finances e Radiotelevizionit Publik. Ankimi ndaj vendimit nuk pezullon ekzekutimin e tij.

Minutazh falas per KQZ-ne

Pervec minutazhit, sipas shkronjes "a" te pikes 1 te nenit .... te ketij Kodi, Radioja dhe Televizioni Publik vene 90 minuta falas ne vit ne dispozicion te KQZ-se per informimin e zgjedhesve. Ky minutazh caktohet ne perputhje me shkronjen "a" te pikes 1 te nenit ..... te ketij Kodi.

Orari i transmetimeve

1. Jo me vone se 30 dite para dates se zgjedhjeve, Keshilli Drejtues i Radiotelevizionit Publik, ne baze se te dhenave te paraqitura nga KQZ-ja per partite e regjistruara, cakton minutazhin ne dispozicion te cdo partie dhe organizon, nen mbikeqyrjen e KQZ-se, shortin per caktimin e segmenteve orare per cdo parti te regjistruar.

2. Minutazhi ne dispozicion te partive politike caktohet ne segmentin orar 1800- 2200 te cdo dite te fushates zgjedhore deri 24 ore para fillimit te votimit.

Fushata zgjedhore ne radiot dhe televizionet private

1. Ne radiot dhe televizionet private, pasqyrimi i fushates zgjedhore behet vetem ne edicionet e zakonshme dhe te posacme informative. Radiot dhe televizionet private nuk vene kohe transmetimi ne dispozicion te subjekteve politike per pasqyrimin e fushates zgjedhore te tyre.

2. Radiot dhe televizionet private, per edicionet e tyre te zakonshme dhe te posacme informative, duhet te respektojne kushtet e meposhtme:

a) minutazhi politik i edicioneve informative te radiotelevizioneve private ndahet ne raporte kohore sipas parashikimeve te nenit ... pika 1. Ne rast te shkeljes se raporteve te pasqyrimit ne favor te nje partie, KQZ-ja kryesisht ose me propozimin e KZAZ-ve, e gjobit operatorin radioteleviziv vendor me 1 500 000 leke dhe operatorin radioteleviziv kombetar me 3 000 000 leke. Vendimi i KQZ-se perben titull ekzekutiv dhe zbatohet nga Zyra e Permbarimit. Ankimi ndaj vendimit nuk pezullon ekzekutimin e tij. Ne rast perseritjeje te shkeljes, KQZ-ja urdheron KKRT-ne te beje bllokimin e transmetimit te operatorit radioteleviziv per 48 ore. Bllokimi vendoset jo me vone se ora 1800 e dites pasardhese;

b) koha e pasqyrimit te veprimtarive qeveritare qe lidhen me fushaten zgjedhore perfshihet ne kohen e partise se ciles i perket titullari i institucionit qe zhvillon veprimtarine;

c) per pasqyrimin e veprimtarive te partive jashteparlamentare dhe kandidateve te propozuar nga zgjedhesit, radiot dhe televizionet private zbatojne kriteret profesionale te lajmit, me kusht qe koha ne dispozicion te jete jo me e madhe se koha e dhene per partite parlamentare;

c) brenda edicioneve informative gazetaret e kane te ndaluar propaganden, komentet ose qendrimet politike. Ne rast shkeljeje, KQZ-ja, e gjobit operatorin radioteleviziv vendor me 1 000 000 leke dhe operatorin radioteleviz kombetar me 2 500 000 leke. Vendimi i KQZ-se perben titull ekzekutiv dhe zbatohet nga Zyra e Permbarimit. Ankimi ndaj vendimit nuk pezullon ekzekutimin e tij. Ne rast perseritje te shkeljes, KQZ-ja urdheron KKRT-ne te beje bllokimin e transmetimit te operatorit radioteleviziv vendor per 48 ore. Bllokimi vendoset jo me vone se ora 1800 e dites pasardhese.

3. Radiot dhe televizionet private kane te drejte te organizojne debate zgjedhore midis partive politike ose kandidateve konkurrente. Ne organizimin dhe zhvillimin e debatit, radiotelevizionet private jane te detyruara te ruajne baraspeshen mes partive politike ne debat.

Ne rast shkeljeje KQZ-ja urdheron KKRT-ne te beje bllokimin e transmetimit te operatorit radioteleviziv per 48 ore. Bllokimi vendoset jo me vone se ora 1800 e dites pasardhese.

4. Vetem subjektet zgjedhore te regjistruara per zgjedhje kane te drejte te transmetojne reklama politike gjate periudhes zgjedhore ne radiot, televizionet, apo mediat audiovizive private, qofshin keto numerike, kabllore, analoge, satelitore apo te cdo lloj forme dhe menyre te transmetimit te sinjalit. Reklamat politike te koalicioneve zgjedhore llogariten brenda kohes se partive politike anetare te koalicionit sipas marreveshjes individuale te seciles parti me operatorin radioteleviziv.

5. Koha e pergjithshme e transmetimit te reklamave politike gjate gjithe fushates zgjedhore nga secila radio dhe televizion privat nuk mund te jete me shume se ___ minuta (per tu diskutuar) per secilen parti qe ka marre deri ne 20 % te vendeve ne Kuvend, dhe ___ minuta (per tu diskutuar) per secilen parti qe kaq marre me shume se 20 per qind te vendeve ne Kuvend. Operatoret radio-televiziv ne cdo rast zbatojne tarifa te njejtat brenda te njejtit segment kohor.

7. Reklamat politike te subjekteve zgjedhore transmetohen ndermjet intervaleve kohore nga 15.00 deri 17.00 dhe nga 22.00 deri 24.00 te programit ditor.

8. Reklamat per kandidatet per kryetar te njesive te qeverisjes vendore llogariten ne kohen e subjektit politik qe ata perfaqesojne.

Reklamat e institucioneve publike llogariten ne kohen e subjektit politik te cilit i perket titullari i institucionit.

9. Per partite jashteparlamentare dhe per kandidatet e propozuar nga zgjedhesit, radiot dhe televizionet private, vene ne dispozicion kohe transmetimi shtese per reklamat mbi kohen qe zbatohet, sipas pikes 5 te ketij neni. Koha e transmetimit te reklamave per secilen parti jashteparlamentare dhe kandidat te propozuar nga zgjedhesit nuk mund te jete me e madhe se ___ minuta(per tu diskutuar) per gjithe fushaten zgjedhore . Per partite jashteparlamentare dhe kandidatet e propozuar nga zgjedhesit zbatohen tarifa te njejta me ato qe zbatohen per partite parlamentare si dhe kritere te njejtat per kohen falas sipas pikes...te ketij neni. Ne rast shkeljeje KQZ-ja gjobit operatorin radioteleviz vendor me 2 000 000 leke dhe operatorin radioteleviziv kombetar me 3 500 000 leke. Vendimi i KQZ-se perben titull ekzekutiv dhe zbatohet nga zyra e permbarimit gjyqesor. Ankimi ndaj vendimit nuk pezullon ekzekutimin e tij.

Ne rast shkeljeje KQZ-ja urdheron KKRT-ne te beje bllokimin e transmetimit te operatorit radioteleviziv vendor per 48 ore. Bllokimi vendoset jo me vone se ora 1800 e dites pasardhese.

Thyerja e heshtjes zgjedhore

1. Subjekti zgjedhor qe thyen heshtjen zgjedhore gjobitet nga KZQ-ja me 500 000 leke.

2. Botuesi ose operatori radioteleviziv qe thyen heshtjen zgjedhore gjobitet nga KQZ-ja me 2 000 000 leke.

3. Gjoba, sipas pikave 1 dhe 2 te ketij neni, perben titull ekzekutiv dhe ekzekutohet menjehere nga Zyra e Permbarimit. Ankimi ndaj vendimit te KQZ-se per gjoben nuk pezullon ekzekutimin e gjobes.

Monitorimi i fushates zgjedhore

1. Dhjete dite perpara fillimit te periudhes zgjedhore KQZ-ja ngre Bordin e Monitorimit te Medias, i cili ka per detyre monitorimin e zbatimit te dispozitave te ketij Kodi per fushaten zgjedhore ne radion dhe televizionin publik dhe ato private. Bordi i Monitorimit te Medias e ushtron veprimtarine e tij ne te gjithe territorin zgjedhor. Per kryerjen e monitorimit Bordi shfrytezon kapacitetet teknike qe disponon Keshilli Kombetar i Radios dhe Televizionit. Per transmetuesit vendore qe nuk mbulohen nga mjetet monitoruese te KKRT-se, Bordi cakton monitorues vendore. Monitoruesit vendore te Bordit vendosen prane KZAZ-se ku ka qendren e transmetimit operatori radioteleviziv qe monitorohet. Per rregullat, menyren dhe afatet e shfrytezimit te kapaciteteve teknike te KKRT-se per nevojat e monitorimit, KQZ-ja dhe KKRT-ja lidhin marreveshje bashkepunimi jo me vone se tre muaj perpara dates se zgjedhjeve.

2. Bordi i paraqet KQZ-se cdo dite raport per perfundimet e monitorimit per diten pararendese. Raporti shoqerohet, sipas rastit, me propozimet per masa administrative. Bordi kolegjialisht ose secili nga anetaret e tij ka te drejte te propozoje marrjen e masave administrative. Monitoruesit vendore raportojne perpara KZAZ-se ku jane vendosur. Kopja e raportit, se bashku me opinionin e KZAZ-se i dergohet menjehere Bordit te Monitorimit te Medias dhe behet pjese e raportit ditor per KQZ-ne.

3. Ankesat e subjekteve zgjedhore shqyrtohen se bashku me raportin e Bordit Monitorues.

4. KQZ-ja shqyrton raportet e Bordit te Monitorimit jo me pak se nje here ne jave. KQZ-ja merr vendim lidhur me raportet sa here qe propozohet marrja e masave administrative. Vendimet e KQZ-se ankimohen sipas procedurave te percaktuara ne kete Kod.

5. Bordi perbehet nga 7 anetare. Secili nga anetaret e KQZ-se cakton nje anetar te Bordit. Anetaret e Bordit duhet te jene me profesion ose pervoje pune si gazetare apo te jene analiste ose studiues te mediave.

6. Radiot dhe televizionet publike dhe private jane te detyruara te regjistrojne te gjitha transmetimet e tyre pergjate gjithe periudhes se fushates zgjedhore. Keto regjistrime ruhen per nje periudhe tremujore pas perfundimit te zgjedhjeve dhe vihen me kerkese te KQZ-se, menjehere ne dispozicion te Komisionit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›