E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, parate do te hetohen

TIRANE - Komisioni i posacem per reformen zgjedhore, miratoi dje disa nene te Kodit te ri Zgjedhor qe kane te bejne me financimin e zgjedhjeve dhe partive politike, si dhe monitorimin e procesit zgjedhor nga media. Me konsensus, me ne fund anetaret arriten te kalojne rreth 15 nene te Kodit Zgjedhor, duke meshuar tek fakti i zbardhjes se financimit te zgjedhjeve per partite dhe kandidatet gjate fushates zgjedhore. Ne nenet e miratuara dje, qe gazeta "Koha Jone" i botoi te plota, u vendos qe pervec fondeve nga buxheti i shtetit, kandidatet apo partite nuk mund te marrin para nga fondet publike. Po keshtu, cdo fond i perfituar nga persona te tjere, do te detyrohet te deklarohet ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, ku duhet te behet dhe identifikimi i qarte per dhuruesin. Madje kete here, ligjvenesit vendosin se vete dhuruesi nenshkruan dhuraten e bere. Ne kulmin e zhurmes per zbardhjen e parave qe hidhen ne fushata elektorale, Komisioni vendosi dje ne ligj, qe partite politike apo kandidatet te mos kene mundesi te kalojne 10-fishin e shumes qe marrin nga fondi publik per realizimin e fushates se tyre zgjedhore. "Cdo shpenzim i kryer per fushaten zgjedhore dokumentohet dhe kryhet duke respektuar legjislacionin tatimor ne fuqi", u vendos ne Kod. Anetaret e komisionit, vendosen qe partite politike, mund te marrin para per realizimin e fushates se tyre, vetem nga persona me shtetesi shqiptare. Shuma qe ata mund te perfitojne si forme dhurate nga ndonje person, nuk mund te jete me e madhe se 1 milion leke ose kunder vlefta ne sende ose sherbime. Parate nuk mund te merren nga persona qe kane perfituar nga fonde publike, qe kane aktivitet ne fushen e medias apo kane borxhe ndaj shtetit. Deputetet vendosen qe cdo dhurate e bere, qofte kjo ne vlere monetare apo sherbime, te regjistrohet ne nje regjister te posacem te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe te behet publike. "Forma dhe permbajtja e deklarates miratohet nga KQZ dhe eshte e detyrueshme per t'u nenshkruar ne cdo rast dhurimi. Lista e personave qe dhurojne shuma, jo me pak se 100 mije leke si dhe vlera perkatese duhet te behet kurdohere publike", u vendos ne mbledhjen e djeshme. Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›