Te pandehurit Nanushi dhe Velmishi persona ne kerkim
Tirane- Prokuroria e Krimeve te Renda i ka kerkuar dje gjykates, shpalljen fajtor dhe denimin me 8 vjet burg e 300 mije leke gjobe te pandehurin Kliton Nanushi, i cili trafikoi dhe shfrytezoi si prostitute te dashuren, ne vendin helen. Te njejten mase denimi i ka kerkoi dje prokurori, Eneid Nakuci edhe per bashkepunetorin e Nanushit, Dorjan Velmishi. Ne konkluzionet perfundimtare akuza i ka bere me dije trupi gjykues te kryesuar nga ana e gjyqtarit Luan Hasneziri se te pandehurit ne bashkepunim me njerin tjetrin kane konsumuar vepren penale te "Trafikimit te femrave per qellime prostitucioni". Sipas akuzes ngjarja per te cilen akuzohen dy te pandehurit ka ndodhur me vitin 2006. Ne ate periudhe i pandehuri Nanushi njihet me nje vajze me emrin Xhensila.M. Pas njohjes dhe premtimit per martese ata te dy nisen per ne shtetin Helen ku se bashku do te ndertonin nje jete te re me te gjitha kushtet. Kalimi i tyre per ne shtetin fqinj u mundesua nga i pandehuri Dorjan Velmishti, i cili edhe i strehoi ne banesen e tij. Nuk kishte kaluar dita e dyte e mberritjes ne kete vend kur i Nanushi i vajzes te prostituonte per te nxjerre te gjitha leket qe kishte marre borxh. Kerkesa e bere nga i pandehuri eshte kundershtuar nga e demtuara Xhesila M. Grindjet ne cift do te thellohen me shume, kur personi qe i kishte dhene shumen e lekeve hua, do t'ia kerkonte te pandehurit. I pandehuri Velmishti merr vajzen dhe shkon tek vellezerit e tij qe ndodheshin ne nje qytet tjeter. Shume shpejt Velmishi i gjen disa kliente vajzes, te cilet benin pagesen te ai. Pas disa kohesh vajza gjen nje mundesi dhe denoncon te dy bashkepunetoret ne polici e me pas rikthehet ne vendlindje.