E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lul Berisha bisede misterioze me kundershtarin Dokle

Redinalda Caushaj

Tirane- Rivalet e "Bandes se Durresit" kane biseduar per 10 minuta ne kafaz perpara se te niste procesi gjyqesor ne ngarkim te tij. Endrit Dokle, i cili ishte ulur ne cep te kafazit, ne karrigen pas tij ishte ulur i pandehuri Lulzim Berisha, i cilesuar si kundershtari i tij, kane nisur te bisedojne. Nuk dihet se cfare kane biseduar dy te pandehurit, por nuk mund te behet fjale per grindje mes tyre, pasi qe te dy ishin te qeshur ne ato momente. Biseden e tyre e ka nderprere, ardhja e te penduarit Adriatik Coli, i cili eshte ulur shume afer tyre, por jashte kafazit dhe i mbrojtur nga forcat speciale te Briskut, keta te fundit te maskuar. Gjate seances se djeshme gjyqesore avokati mbrojtes i te pandehurit Lulzim Berisha, Arben Qeleshi i ka bere nje kerkese trupit gjykues te kryesuar nga ana e gjyqtarit Gurali Brahimllari. Sipas tij ne salle ndodheshin persona te armatosur civil, te cilet nuk ishin punonjes policie me uniforme. Qeleshi i ka kerkuar gjykates qe pervec efektivave blu ne salle te mos kishte persona te tjere te armatosur. Avokati i drejtohej gjykates per shoqeruesit e prokuroreve, te cilet ndodheshin ne salle afer me familjaret. Me pas ne emer te gjithe kolegeve te tij, mbrojtesi i te pandehurit Endri Dokle, Sokol Hazizaj i ka lexuar gjykates nje kerkese e cila ishte firmosur prej tyre. "Shqetesimi yne ligjor ka te beje me pranine e maskave ne kete gjykim. Te kuptohemi qe nuk kemi asnje lidhje me pranine e kontrollin e forcave te rendit. Kerkojme qe kontrolli yne si mbrojtes, nga persona te veshur me maska ne fytyre eshte krejtesisht e paligjshme, mjaft ofenduese dhe shantazhuese, a thua se ne jemi ne nje segment rrugor malor apo ne pyll, e kjo nuk ndodh ne asnje vend te botes", ka deklaruar dje Hazizaj. Sipas tij personat e maskuar ne salle jane efektivat qe shoqerojne te pandehurin Adriatik Coli, te cilet qendrojne ne salle gjate gjithe kohes se gjykimit. "I kerkojme gjykates, qe deri me sot ka qene e njeanshme, te marre masat e menjehershme per te riparuar kete dukuri e qe mund te sjelle pasoja mjaft te rrezikshme ne mbarevajtjen e gjykimit si dhe sigurine e jetes se shendetit te paleve", ka vazhduar ai. Trupi gjykues pasi ka degjuar kerkesen e bere nga ana e mbrojtjes, eshte terhequr per te dhene vendimin. Pas 5 minutash konsultim, togat e zeza kane hedhur poshte kerkesen e mbrojtjes pasi keta te fundit e kishin firmosur kerkesen per gjykim nje vit me pare, perpara se dosja te mberrinte ne gjykate. Ndersa kryesuesi i trupit gjykues ka bere me dije se ai nuk mund te vendoseshin per masat qe merren per te pandehurin, pasi ky i fundit kishte lidhur nje kontrate me drejtesine dhe mban statusin e te penduarit te drejtesise dhe duhet ti sigurohej jeta e tij. procesi i djeshem gjyqesor eshte shtyre serish pasi ne salle mungonte avokati mbrojtes i pa pandehurit Selman Heti. Gjykata e ka zevendesuar kete mbrojtes me nje tjeter avokate te caktuar kryesisht nga gjykata. Ndersa nga ana tjeter gjykata ka vendosur t'i drejtohet Dhomes se Avokatise dhe Ministrise se Drejtesise per te marre masa disiplinore ndaj tij. Gjykata i ka dhene kohe qe te njihet me dosjen, avokates se zgjedhur per te pandehurin Heti.

Te pandehurit akuzohen per nje mori veprash

Te pandehurit e bandes se Durresit sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda akuzohen per nje mori veprash penale. Akuzat qe rrendojne mbi ta jane ato si: vrasje, atentate dhe trafiqe te paligjshme ngjarje keto te ndodhura pas vitit 1997. Ndaj bandes, prokuroria ka ngritur 14 akuza te ndryshme per vepra te kryera ne kuader te grupit te strukturuar kriminal, ngjarje keto te ndodhura ne qytetin e Durresit.

Te pandehurit, ishin te ndare ne dy grupe

Te pandehur ne kete proces jane 17 persona. Ata jane Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullari, Endrit Dokle, Dritan (Adriatik Coli), Sardian Sulejmani, Kujtim Buna, Altin Olloni, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Spartak Kalthi, Altin Nikolla, Kristian Bregu, Ahmet Ajeti, Osman Korpuzi. Nga hetimet e kryera nga prokuroria te pandehurit fillimisht kane qene nje grup i vetem e me vone ate jane ndare. Ne krye te njeres bande, do te qendroje Lulzim Berisha, ndersa ne krahun tjeter, Klodian Saliu. Pas vrasjes se ketij te fundit, grupin do ta drejtoje Endrit Dokle.

Mungesa e avokateve ende asnje mase ndeshkuese

Prej disa javesh procesi gjyqesor ne ngarkim te 17 anetareve te "Bandes se Durresit" nuk po zhvillohet per shkak te mungeses se avokateve. Gjykata i eshte drejtuar disa here Ministrise se Drejtesise dhe Dhomes se Avokatise te marra masa ndaj tyre. ndersa nga ana tjeter burime nga ministria kane bere me dijes e te gjitha ankesat e gjykates ia ka percjelle Dhomes Avokatise, e cila nuk ka marre asnje mase ndaj tyre. Cdo seance trupi gjykues qe gjykon "Banden e Durresit" eshte ankuar per avokatet qe kane bllokuar procesin E vetmja zgjidhje per kete problem, sipas burimeve nga Ministria eshte ndryshmi i ligjit te avokatise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›