Topalli, vizitë dyditore në Maqedoni

Jozefina Topalli / Foto arkiv
Kryeparlametarja Jozefina Topalli do të zhvillojë një vizitë dyditore në Shkup, me ftesë të Kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski.
Në ditën e parë të vizitës, Topalli do të takohet me krerët e partive shqiptare, Ali Ahmeti dheMenduh Thaçi. Më pas, Topalli do të vizitojë shtëpinë-muze të Nënë Terezës, Komunën e Çairit si dhe do të pritet në një darkë pune nga zv.kryeministrja për Eurointegrime, Teuta Arifi.
Ndërsa në ditën e dytë të qëndrimit të saj në Maqedoni, Topalli do të pritet në një takim zyrtar nga kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, ndërsa më pas ajo do të mbajë një fjalë përshëndetëse para deputetëve të Maqedonisë.
Gjithashtu, kryetarja e Parlamentit shqiptar, do të takohet edhe me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me Presidentin Gjorgje Ivanov. / G.N.