E Diel, 1 Nëntor 2026

Raportuesit e APKE-se sot vizite monitoruese ne Shqiperi

Bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) do të bëjnë një vizitë fakt-mbledhëse në Shqipëri nga 2 deri në 4 prill 2012, për monitorimin e detyrimeve dhe angazhimeve nga Shqipëria.
Në Tiranë, bashkë-raportuesit: Tomas Jirsa i Grupit Evropian Demokrat, Grigore Petrenco i Grupit të së Majtës së Bashkuar Evropiane pritet që të takohen me Presidentin e Republikës Bamir Topi, me Kryeministrin Sali Berisha dhe Ministrin e Drejtësisë Bujar Nishani. Bisedimet janë planifikuar edhe me liderët e partive politike, me delegacionin shqiptar në APKE, me Komisionin parlamentar për hetimin e ngjarjet të janarit 2011, me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorin e Përgjithshëm, si dhe me përfaqësues të OJQ-ve dhe komunitetit diplomatik.
Diskutimet do të përqendrohet kryesisht në reformat elektorale dhe parlamentare, në luftën kundër korrupsionit, zhvillimet në lidhje me zgjedhjet e ardhshme presidenciale, si dhe në hetimin e ngjarjeve të janarit 2011.
Z. Jirsa dhe Z. Petrenco do të japin një konferencë për shtyp të mërkurën, me datë 4 prill, në 18.45, ndërsa mbetet i pakonfirmuar vendi i deklaratës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›