E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, e shqetësuar për zhvillimet në kufi

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se aleanca nuk e ka të qartë se çfarë ka ndodhur në kufirin Kosovë – Serbi, ku 3 ditë më parë u arrestuan nga serbët dy policë të Kosovës.

Aktualisht, ne nuk kemi fotografi të plotë të asaj se çka ka ndodhur. Qartazi, NATO-ja është e shqetësuar për zhvillimin e fundit, por ne jemi të sigurt se palët përgjegjëse do të jenë në gjendje ta zgjidhin çështjen, tha zoti Rasmusen sot në Bruksel, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me arrestimin e dy policëve të Kosovës nga policët e Serbisë, në brezin kufitar në Merdare.

Tashmë, është konfirmuar se policët Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri, i janë dorëzuar misionit EULEX dhe janë kthyer në Kosovë. / Kosova.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›