E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët, pjesëmarrje e kënaqshme në votimin e djeshëm

09/05/2011  KQZ: 50,9% pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 19:00

Procesi i votimit për drejtuesit vendorë dhe anëtarët në këshillat bashkiakë dhe komunarë, për 4 vitet e ardhshme ka shënuar një pjesëmarrje të kënaqshme ditën e djeshme. Rreth 1.6 milionë votues apo 50,9 për qind e totalit të votuesve të regjistruar në listat zgjedhore të publikuara nga KQZ-ja i janë drejtuar kutive të votimit për të votuar kandidatin e tyre të preferuar. Janë 3. 164.859 votues të regjistruar në listat e zgjedhësve, ku 50,9 për qind e tyre kanë votuar në 4932 qendra votimi, të cilat u mbyllen pas orës zyrtare 19:00. Sa i përket pjesëmarrjes në votime për Bashkinë e Tiranës, ajo ka qenë 50,4 për qind e votuesve.

Përqindja e votimit në rang qarku

Nga të dhënat e publikuara nga KQZ-ja rreth orës 21:00 në qarkun e Beratit pjesëmarrja në votime është 47 për qind. Në qarkun e Dibrës pjesëmarrja ishte 58.8 për qind e votuesve; në qarkun e Durrësit kanë marrë pjesë në votime 48.7 për qind e totalit të përgjithshëm; në qarkun e Elbasanit kanë pjesë 55.2 e votuesve; në qarkun e Fierit pjesëmarrja në votime ka qenë 42.9 për qind; në qarkun e Gjirokastrës kanë marrë pjesë 55.3 për qind e votuesve; në qarkun e Korçës pjesëmarrja ka qenë me 52.0 për qind; në qarkun e Kukësit pjesëmarrja në votimet e djeshme ka qenë 66.9 për qind e votuesve; në qarkun e Lezhës kanë marrë pjesë 44.9 për qind; në qarkun e Shkodrës pjesëmarrja ka qenë me 58.6 për qind; në qarkun e Tiranës kanë votuar vetëm 38.1% e votuesve të përgjithshëm, por sa i përket bashkisë së madhe pjesëmarrja ka qenë 50,4 për qind; në qarkun e Vlorës pjesëmarrja ka qenë 42.1 për qind e votuesve. Në Burrel 57,5 për qind, Bulqizë 61,1 për qind, në Krujë 66,3 për qind, në Gramsh 53,4 për qind, në Peqin 59,1 për qind, në Librazhd 58,3 për qind, në Lushnjë 46,3 për qind, në Ballsh 44,2 për qind, në Tepelenë 46,1 për qind, në Përmet 38,9 për qind, në Ersekë 51,7 për qind, në Pogradec 50,8 për qind, në Bilisht 60,6 për qind, në Krumë 77 për qind, në Bajram Curri 58.3 për qind, në Rrëshen 51,5 për qind, në Laç 44 për qind, në Pukë 77,9 për qind, në Koplik 60 për qind, në Kamëz 28,6 për qind, në Kavajë 38,5 për qind, në Sarandë 38,4 për qind, në Delvinë 45,6 për qind. Në rang vendi pjesëmarrja e përgjithshme është 50,9%.

Nënkryetarja e KQZ, Dëshira Subashi kërkoi që pas orës 19:00 komisionerët në çdo qendër votimi të nisin procedurat e mbylljes së procesit të votimit. Subashi theksoi që të vijojë puna vetëm për ata persona që kanë dorëzuar dokumentet e identifikimit tek komisionerët kurse të tjerë qytetarë që mund të vijnë në qendrat e votimit pas kësaj ore nuk mund të votojnë. Të njëjtën deklaratë e bëri dhe kreu i KQZ-së, Arben Ristani, i cili bëri thirrje që të mos mbyllej votimi pa mbaruar votimin të gjithë të pranishmit në qendrat e votimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›