Exit Polls: Basha fitues. PS me sondazhet tona fiton Rama
09/05/2011 Gani Bobi: Basha ka fituar në Tiranë 58.4%, Rama 39.8%
Berisha shprehet se tregues i fitores së Bashës më së pari është Facebook
Instituti i sondazheve Gani Bobi ka zhvilluar dje një sondazh, i cili shpall fitues me një diferencë të ndjeshme kandidatin e koalicionit “Aleanca për qytetarin” për Tiranën Lulzim Basha, me 58.4 për qind kundrejt 39.8% që sipas Bobit ka marrë Edi Rama në këto zgjedhje. Hyni Milloshi kandidati i tretë i garës së Tiranës sipas këtij sondazhi ka marrë vetëm 0.4 për qind të votave. Nga ana tjetër, ky sondazh tregon sesi votat për partitë politike për Këshillin Bashkiak të Tiranës, nxjerrin fituese Partinë Demokratike me 52%, pasuar nga Partia Socialiste me 40% dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 6.2%. I pyetur në lidhje me përqindjen e mundshme të gabimit në këtë sondazh, Shkëlzen Maliqi, president i Institutit Hulumtues Gani Bobi, sqaroi se kjo normë mund të jetë 10 për qind.
Minibashkitë
Ndërkohë fitore bindëse për koalicionin e djathtë Gani Bobi ka dhënë dhe për minibashkitë e Tiranës, ku sipas institutit Partia Demokratike dhe aleatët kanë fituar në 10 nga 11 minibashkitë në kryeqytet. Sipas sondazhit, koalicioni “Aleanca për qytetarin” fiton në minibashkitë numër 1,2,3 4, 6,7, 8, 9, 10, 11, ndërsa Partia Socialiste dhe aleatët e saj kanë ruajtur pozicionet në minibashkinë numër 5 ku kandidon Erisa Xhixho nga “Aleanca për qytetarin” dhe Jeta Seitaj nga “Aleanca për të ardhmen”.
Berisha
Ndërkohë Kryeministri Berisha ka dalë rreth orës 22 të mbrëmjes, ku së pari ka përshëndetur procesin zgjedhor, dhe ka deklaruar se do të njohë çdo rezultat zgjedhor. “Përshëndes qytetarët për procesin e qetë zgjedhor dhe dinjitoz që realizuan në ditën e Evropës, si evropianë. Jam këtu për të garantuar qytetarët shqiptarët se Partia Demokratike dhe “Aleanca për qytetarin” është e vendosur të njohë dhe respektojë çdo votë dhe për rrjedhojë, të njohë edhe çdo rezultat të këtyre zgjedhjeve”, tha Berisha në daljen e tij përpara mediave. Berisha u shpreh se më parë i beson Facebook-ut se sa exit polleve.
Kjo është hera e tretë që institute Gani Bobi, kryen sondazhe zgjedhjesh në Shqipëri. Në vitin 2005 parashikoi saktë fitoren e Partisë Demokratike, ndërsa në vitin 2009 pati një marzh gabimi disi më të lartë, por nga analistët komentohet se gjithsesi e dha trendin e fitores. Në vitin 2007 instituti Gani Bobi ka kryer sondazhin vetëm në Tiranë.
Sipas Shkëlzen Maliqit, në sondazh kanë marrë pjesë rreth 60 persona, kryesisht student, por edhe përfaqësues të institutit, për të cilët ai ishte i gatshëm që ata të identifikohet, madje dyshimeve mbi mënyrën e zhvillimit të sondazhit Maliqi u tregua i gatshëm, t’i përgjigjej dhe para një paneli të gazetarëve që do të zhvillohet në ditët e ardhshme.
Njësia Bashkiake nr 1
Agron Sota 57%
Lindita Nikolla 43.7%
Njësia Bashkiake nr 2
Elez Gjoca 62%
Artemon Cukalla 37.2%
Njësia Bashkiake nr 3
Ilir Kokona 67%
Njësia Bashkiake nr 4
Hysen Xhura 57%
Vahit Kalaja 42.9%
Njësia Bashkiake nr 5
Erisa Xhixho 46.5%
Jeta Seitaj 53.5%
Njësia Bashkiake nr 6
Luzhiana Abazaj 53.5%
Krenar Cenollari 46.5%
Njësia Bashkiake nr 7
Krenar Alimehmeti 60.7%
Erion Koka 40%
Njësia Bashkiake nr 8
Arben Tafaj 62%
Sadi Vorpsi 38%
Njësia Bashkiake nr 9
Indrit Fortuzi 62.5%
Armond Halebi 38%
Njësia Bashkiake nr 10
Blendi Fuga 65%
Enada Alikaj 35%
Njësia Bashkiake nr 11
Haki Mustafa 66.5%
Naim Asllani 33.5%
Sondazhet zgjedhore, PS ndjek traditën e PD Exit polli socialist: Rama 53% Oli Xhilaga Partia Socialiste deklaroi dje fitoren e Edi Ramës për të katërtën herë në krye të Bashkisë së Tiranës. Këtë deklaratë kampi rozë e bazoi pikërisht në një sondazh të bërë nga përfaqësuesit e saj, duke i mëshuar me forcë faktit se pas këtyre rezultateve nuk ka më asnjë dyshim se Edi Rama dhe “Aleanca për të ardhmen” është në krye të renditjes. Kësisoj, nisur nga një nismë e tillë e Partisë Socialiste, u pa se kjo e fundit po rimerr traditën e Partisë Demokratike duke publikuar exit poll për rezultatin e zgjedhjeve. Ishim mësuar duke parë kampin blu që në përfundime të procesit të votimit niste festën në selinë qendrore. Kështu, përpara se të startonte festimet për fitore, dhe kjo e thellë në vlerësimin e demokratëve, drejtues të lartë të PD-së dilnin dhe jepnin rezultatet në shkallë vendi, të cilat pasoheshin më pas me festime nga ana e mbështetësve të saj. Ndërkohë që siç dhe mbahen mend nga të gjithë, këto festime ishin vetëm për pak orë, pasi rezultatet nga institucionet e certifikuara për publikimin e rezultateve zgjedhore, jepnin shifra të tjera, ku PD ishte humbëse. Por, kësaj radhe ndodhi e kundërta PS ende pa përfunduar procesi i votimit publikoi rezultatet e një sondazh të tipit exit poll në Tiranë. Ishte përfaqësuesi socialist, Besnik Dervishi, ai i cili publikoi këto të dhëna. “U pyetën 15 mijë votues që punojnë në kompani të ndryshme për preferencat politike nga ku rezultoi se: Edi Rama ka marrë 53%, Lulzim Basha 42% kurse Hysni Milloshi 1.1%. Dervishi bëri të ditur se në kuadër të grupimeve partiake, “Aleanca për të ardhmen” kryeson me 48%, kurse “Aleanca për qytetarin” me 41%. Kjo është një fitore e pastër e Edi Ramës”, vuri në dukje, Dervishaj. Sipas tij, gabimet e këtij sondazhi të Partisë Socialiste mund të llogariten në masën 2.5%. Sondazhi Publikimi i rezultateve të sondazhit të bërë nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste kishte dy qëllime në vetvete. E para, vetë koha në të cilën e u publikua ky sondazh kishte për qëllim që të mbante lart moralin e çdo votuesi mbështetës të kampit opozitar. Ndërkohë që nga ana e tjetër, ky sondazh mbarte dhe një mesazh i përcjellë nga vetë socialisti Dervishi “Që në këto momente kur publikohet ky sondazh, komisionerët të tregohen të kujdesshëm për të shmangur çdo manipulim të mundshëm të të dhënave”, tha ai.