Mediet e huaja: Zgjedhjet test për Shqipërinë
09/05/2011 Dojcce Vele dhe Reuters, pasqyrojnë “lokale 2011”, në Shqipëri
Zgjedhjet e ditës së djeshme janë vlerësuar nga ndërkombëtarët si një provë tepër e rëndësishme për kapërcimin e amullisë politike si dhe kalimin drejt një procesi më të sigurt për integrimin e vendit. Ky fakt është konfirmuar edhe nga të përditshmet ndërkombëtare. Konkretisht në një artikull të posaçëm të prestigjiozes gjermane “Dojçe Vele”, kushtuar procesit zgjedhor “lokale 2011”, autori Borrud Gabrie pohon se procesi zgjedhor klasifikohet si provë e rëndësishme për integrimin e vendit tonë. Sipas tij, Shqipëria ka qenë e qetë të dielën, qytetarët kanë shkuar pranë qendrave të votimit në ballafaqimin e parë zyrtar politik pas kontestimeve të vazhdueshme të opozitës për rezultatin e zgjedhjeve të zhvilluara më 2009-n. “Ky vit paraqitet më shumë interesant se vitet e tjera, por nuk është se ka më pak tensione”, - thotë Liljana Konomi, vëzhguese i Partisë Demokratike për zgjedhjet në Tiranë. Më tej në artikull sqarohet se rivaliteti i ashpër i krijuar ndërmjet dy grupimeve politike gjatë kohëve të fundit nuk është shoqëruar me krijimin e tensione në radhët votuesve. Kjo është vënë re më së miri gjatë ditës së djeshme, pasi qetësia relative që është vënë re në mesin e votuesve në qendrat e votimit në kryeqytet hidhte poshtë rivalitetin e ashpër të krijuar së fundi ndërmjet qeverisë dhe opozitës. “Socialistët në opozitë kanë refuzuar të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 2009-s, që i dhanë kryeministrit Sali Berisha një mandat të dytë katërvjeçar. Dhe votimi i së dielës është prova e parë e mbështetjes për qeverinë e Berishës që nga procesi i fundit elektoral në vend”, - theksohet në shkrimin e bërë nga Borrud Gabrie. Më tej në shkrim ai sqaron se votimet e ditës së djeshme manifestojnë interes të lartë për vendin, pasi rëndësia e votës merr përmasa të mëdha edhe jashtë kufijve tanë. Për këtë pohohet se kjo votë shihet si një test i rëndësishëm për ofertën e këtij vendi të Ballkanit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Brukseli hodhi poshtë kërkesën e Shqipërisë për t’u bërë një kandidate për anëtarësimin në nëntor të fundit dhe ka bërë të qartë se votimet duhet të jenë të lira dhe të ndershme, në qoftë se ajo dëshiron të përfitojë nga BE-ja statusin e kandidatit deri në fund të vitit 2011. Ndërkohë që në fund të tij artikulli mbyllet me konfirmimin se në fund të muajit maj pritet që vendin tonë ta vizitojë një ekip i Bashkimit Evropian.
“Rojters”
“Demokracia është vetëm 20-vjeçare në Shqipëri dhe ende është duke vuajtur dhimbjet e postkomunizmit”, - me këto fjalë çelet artikulli i prestigjiozes britanike “Rojters” dedikuar zgjedhjeve lokale, duke mos lënë jashtë saj edhe incidentet e ndodhura. Kjo e përditshme e ka vlerësuar tepër të rëndësishëm ecurinë e procesit për integrimin e vendit tonë.
Kërkesa ndaj partive
“Bashkimi Evropian u ka thënë edhe partive politike që të lënë mënjanë grindjet dhe të negociojnë për t’i dhënë fund debatit të gjatë për zgjedhjet e 2009-s”, konfirmon për Reuters Benet Koleka. Në fund përmendet edhe fakti se si “çmimet në rritje të karburantit dhe të produkteve ushqimore, apo disa taksave, mund të ndikojë te votuesit, edhe pse ekonomia ka vazhduar të rritet gjatë krizës ekonomike globale”.
“Dojçe Vele”
Edhe prestigjiozja gjermane “Dojçe Vele”
shkruan mbi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve. “Socialistët në opozitë kanë refuzuar të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 2009-s, që i dhanë kryeministrit Sali Berisha një mandat të dytë katërvjeçar. Dhe votimi i së dielës është prova e parë e mbështetjes për qeverinë e Berishës që nga procesi i fundit elektoral në vend”, - theksohet në shkrimin.
Koalicioni i vëzhguesve vendorë
Pjesëmarrja deri në mesditë e ulët
Raportimet e bëra nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë e kanë cilësuar përgjithësisht normal procesin zgjedhor të zhvilluar gjatë ditës së djeshme në vendin tonë. Ndërkohë kanë vënë në pah faktin se pavarësisht kësaj pjesëmarrja në votime deri në orët e mesditës ka rezultuar të jetë e ulët. Kryetarja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, Greta Meta, deklaroi në një konferencë për shtyp gjatë ecurisë së votimeve se procesi në tërësi paraqitet të jetë normal, por ka pasur edhe disa probleme teknike dhe disa incidente. “Karakteristikë pjesëmarrja e ulët në orët e para të ditës. Shifra e pjesëmarrjes rreth orës 14:00 ka qenë 36,8 për qind e qytetarëve. Është një rast shumë i mirë për të apeluar që qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese”, - ka deklaruar gjatë ditës së djeshme përfaqësuesja e koalicionit të vëzhguesve vendorë. Ndërkohë ka listuar edhe problemet që janë vënë re gjatë procesit të vëzhgimit. Ajo tha se gjatë procesit janë vënë re parregullsi të ndryshme. Konkretisht në Elbasan në dy qendra shtetasit janë penguar të votojnë. Gjithashtu ka vënë në dukje se dhe në Shkodër ka pasur probleme veçanërisht me fletët e votimit në disa qendra. Megjithatë, pjesëmarrja e ulët në votime gjatë pjesës së parë të ditës është shoqëruar me rritje të fluksit të votuesve të paraqitur pranë qendrave gjatë orëve të pasdites. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhje në mbyllje të procesit konfirmon se pjesëmarrja në votime ka arritur në 50,9 për qind.