E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet nga maskat kambisti

Grabitet nga persona të maskuar në banesë ka
mbisti i fshatit Çermë në Lushnjë. Ngjarja ka
ndodhur rreth orës 02.25 të mëngjesit të së shtunës,
kur dy persona të maskuar kanë shqyer me
mjete ndihmëse portën e jashtme të banesës së
Gramoz Musakut. I zoti i shtëpisë, sapo ka dëgjuar
zhurmat, është zgjuar nga gjumi, por sapo ka tentuar
të ngrihet është qëlluar në kokë nga grabitësit. Këta
të fundit kanë gjetur mbi divan çantën e vogël të brezit,
të cilën Musaku e përdorte gjatë ditës në punën e
tij si kambist ambulant në fshat, e kanë marrë atë dhe
janë larguar duke e lënë pa ndjenja të zotin e shtëpisë.
Mësohet se në çantë kambisti kishte rreth 1.5 milionë
lekë. Pas përmendjes nga goditja në kokë, ka qenë
vetë Musaku që ka denoncuar grabitjen në polici.
Burime zyrtare nga Komisariati i Lushnjës bëjnë të ditur
se i dëmtuari ka treguar përpara grupit hetimor se
ka parë të hynin në banesë dy persona, të cilët kanë
qenë me maska në kokë. Gramoz Musaku prej disa
vitesh jeton i vetëm pas divorcit me bashkëshorten e
tij dhe prej pak kohësh punon si kambist i fshatit për
të siguruar jetesën. Pas marrjes së informacionit, policia
ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka
mbledhur provat materiale dhe po punon me intensitet
për zbardhjen e autorëve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›