Partia Reformiste ORA nuk ka ndërmend të shkrihet
Prishtinë - Partia Reformiste ORA nuk ka ndërmend të shkrihet me asnjë parti tjetër. Këtë fakt e konfirmon kryetarja e kësaj partie, Teuta Sahatçija, e cila deklaron se ORA është duke u forcuar, dhe nuk do të shkrihet, aq më tepër me PSD-në e Agim Çekut.
“Pse do të duhej që ORA të shkrihet me PSD-në apo me cilëndo parti tjetër? Më e logjikshme do të ishte e kundërta. Në Gjakovë thonë: ‘Kur bashkohet Drini me Erenik i thonë Dri e jo Erenik”, deklaron Sahatçija në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”.
Ajo deklaroi ndër të tjera se ORA ka marrëdhënie të mira me partitë politike të vendit, ndërsa afërsia me PSD-në është programore.