Nënsekretari amerikan: “SHBA-të po e ndjekin me vëmendje procesin zgjedhor”
Berisha takon nënsekretarin e Mbrojtjes së SHBA-ve, Xhejms Klaper. Shqipëria do të dërgojë një kompani me mjekë në Afganistan
Eljona Ballhysa
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin edhe njëherë domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri, në përmbushje të standardeve të BE-së. Pas deklaratës së ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Xhon Uidhers, dje ka reaguar nënsekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Klaper. Gjatë një takimi të zhvilluar gjatë paradites së djeshme me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, Klaper ka vënë theksin pikërisht te mbajtja e zgjedhjeve në Shqipëri sipas standardeve të kërkuara nga ndërkombëtarët. Për më tepër, Klaper ka deklaruar se SHBA-të janë duke e vëzhguar dhe e kanë në vëmendje procesin zgjedhor në Shqipëri.
Takimi
“SHBA-të po e ndjekin me vëmendje procesin zgjedhor në Shqipëri. Unë mendoj se këto zgjedhje do të jenë të lira dhe të ndershme”, - është shprehur nënsekretari amerikan i Mbrojtjes, Klaper. Ndërsa kryeministri Berisha, nga ana e tij, falënderoi SHBA-të, presidentin dhe në veçanti Departamentin e Mbrojtjes, për ndihmën e madhe që kanë dhënë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke shtuar gjithashtu se Shqipëria bëri maksimumin e saj për të arritur objektivat e anëtarësimit. Më tej, kryeministri Berisha e ka njohur nënsekretarin Klaper me përgatitjet që po bën qeveria për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke përmendur dixhitalizimin e regjistrit të gjendjes civile, dixhitalizimin e listave të votuesve, pasaportat biometrike dhe letërnjoftimet elektronike. I pranishëm në takimin e djeshëm mes Berishës dhe nënsekretarit amerikan ishte dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers. Vetëm pak ditë më parë Xhon Uidhers mbajti të njëjtin qëndrim si nënsekretari Klaper përsa i përket mbajtjes së zgjedhjeve në Shqipëri. Ambasadori i SHBA-ve, i cili është në kontakt të përditshëm me situatën politike në Shqipëri, theksoi nevojën që këto zgjedhje të jenë të pakontestuara dhe në përmbushje të standardeve ndërkombëtare.
Bashkëpunimi
Ndërsa përsa i përket kontributit të Shqipërisë me misione paqeruajtëse, Berisha e njoftoi nënsekretarin amerikan se qeveria shqiptare do të dërgojë një tjetër kompani ushtarake të përbërë me 20 mjekë dhe infermierë në Afganistan. Berisha gjithashtu u shpreh se qeveria shqiptare do të financojë ndërtimin e disa shkollave në Afganistan. Kryeministri po ashtu shprehu gatishmërinë e qeverisë për të pranuar studentë afganë në universitetet shqiptare. Më tej, të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi situatën në rajon dhe veçanërisht në Kosovë, ku u vërejt suksesi i madh që ka bërë Kosova pas pavarësisë, sidomos në fushën e sigurisë. Kryeministri tërhoqi vëmendjen në manipulimin politik të serbëve në veri të Mitrovicës, si dhe në rolin aspak pozitiv të Serbisë përsa u përket aktiviteteve rajonale. Ndërsa nënsekretari amerikan i Mbrojtjes, Klaper, i solli kryeministrit Berisha falënderimet e sekretarit Gejts për angazhimin e Shqipërisë në Irak dhe Afganistan.
3 Qershor 2009