Nënsekretari i OKB-së, Melkert, vizitë në Shqipëri
Ad Melkert, nënsekretari i Përgjithshёm i OKB-së dhe administrator nё detyrё i Programit tё Kombeve tё Bashkuara pёr Zhvillim (PNUD) filloi dje njё vizitё treditore nё Shqipёri. Gjatё vizitёs sё tij tё parё nё vend, Z. Melkert do tё takohet me Presidentin e Republikёs sё Shqipёrisё, Shkёlqesinё e tij, z. Bamir Topi, dhe me Kryeministrin e vendit, Shkёlqesinё e tij, z. Sali Berisha.
Gjatё qёndrimit tё tij nё Shqipёri, z. Melkert do tё marrё pjesё nё takimin vjetor tё pёrfaqёsuesve rezidentё tё PNUD-it nga rajoni i Evropёs dhe Bashkёsisё sё Shteteve tё Pavarura, takim qё kёtё vit do tё mbahet nё Tiranё. Z. Melkert do tё shkojё nё Fier nё 21 mars pёr t’u takuar me autoritetet e pushtetit vendor dhe pёr tё diskutuar për mbёshtetjen e PNUD-it ndaj komuniteteve vulnerabёl nё atё zonё, mbёshtetje qё sigurohet pёrmes pёrmirёsimit tё mundёsive pёr tё marrё shёrbimet sociale themelore dhe pёrmes pёrmirёsimit tё kushteve tё jetesёs. Mbёshtetja e PNUD-it ёshtё pёrqendruar nё fushёn e regjistrimit nё gjendjen civile, tё pjesëmarrjes sё komunitetit nё planifikim dhe nё investime nё projekte tё vogla prioritare dhe trajnim profesional. Z. Melkert do tё vizitojё edhe njё kopsht pёr fёmijёt romё qё ёshtё ndërtuar me mbështetjen e PNUD-it dhe tё pushtetit vendor.
Gjithashtu ai do tё bёjё njё vizitё edhe nё Agjencinë Kombëtare pёr Shoqërinë e Informacionit. Mbështetja e zyrës sё PNUD-it nё Shqipëri nё fushёn e teknologjisë sё informacionit i ka fillimet e saj shumё vjet mё parё. Mbështetja ёshtё ofruar, ndërmjet tё tjerave, pёr sigurimin e aksesit nё internet dhe pёr vendosjen e sistemeve tё reja tё informacionit pёr pushtetin qendror dhe krijimin e programeve ndёraktive pёr ndjekjen e statistikave tё zhvillimit. Z. Melkert u emёrua nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së nё pozicionin e nёnsekretarit tё pёrgjithshёm dhe ndihmësadministrator i PNUD-it qё nga 1 marsi 2006. Aktualisht, ai ёshtё administrator nё detyrё i PNUD-it dhe kryetar nё detyrё i Grupit tё OKB-së pёr Zhvillim.