E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli informon Kuvendin për imunitetin e Neranxit



Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, informoi dje deputetët për mbërritjen në Kuvend të kërkesës së prokurores së përgjithshme, Ina Rama, "për heqjen e imunitetit të deputetit të grupit parlamentar E majta për Integrim, Nikollaq Neranxi". Dokumenti i dorëzuar nga prokuroria kërkon "heqjen e imunitetit të deputetit të grupit parlamentar E majta për Integrim, Nikollaq Neranxi".

Rregullorja e Kuvendit parashikon shqyrtimin e kërkesës nga Këshilli i Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve, që më pas harton një raport që ia përcjell Parlamentit për votim. Kërkesa e prokurorisë, e publikuar më 13 mars, erdhi pas dyshimeve të organit qendror të akuzës për kontrabandë mallrash nga ana e deputetit Neranxi. Ky i fundit u padit penalisht në Prokurorinë e Përgjithshme, në janar të vitit 2009 nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Si posedues i një subjekti privat të tregtimit të lëndëve ushqimore, Nikollaq Neranxi dyshohet se ka bërë kontrabandë mallrash me vlerë mbi 13 milionë lekë të reja. Pas shqyrtimit të materialit kallëzues, Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi Kuvendit leje për të ushtruar ndjekjen penale ndaj deputetit të LSI-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›