E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënshkruhet marrëveshja e impiantit të mbeturinave

 

FIER – Bashkitë e Fierit dhe Durrësit në bashkëpunim me kompaninë italiane “Pawer Engineering” nënshkruan dje një marrëveshje për projektin e përbashkët të impiantit të mbeturinave urbane. Në bazë të kësaj marrëveshjeje është themeluar një tryezë operative e cila do të përcaktojë projekte industriale në fusha të ndryshme, si: përpunimi i mbeturinave urbane, prodhimi i energjisë elektrike nga burime konvencianale ose jo si dhe përmirësimi i eficencës energjetike të impianteve ekzistues. Sipas kreut të Qarkut, Luan Muçaj një marrëveshje e tillë do të vërë në dukjen nevojën për të përcaktuar dhe përpunuar projekte të dobishme për përmirësimin e gjendjes infrastrukturore dhe ekonomike të Fierit. “Partneri publik përcakton në temën e prodhimit të energjisë dhe të administrimit të ciklit të mbetjeve urbane, zonat tematike me përparësi për arritjen e objektivave të zhvillimit territorial. Dhe një gjë e tillë vjen pasi partneri industrial është një shoqëri inxhinierike aktive në projektimin, realizimin dhe administrimin e infrastrukturave dhe impianteve, duke iu referuar veçanërisht atyre llojeve që i kushtohen prodhimit të energjisë elektrike dhe termike”. Sipas zv.presidentit të kompanisë italiane, Giuliano Noe, një projekt i tillë çon në zhvillimin infrastrukturor të zonës, si një ndër objektivat kryesorë.                    m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›