Perversi është i dhunshëm
Frrok Çupi
Në një fshat të Pukës, një burrë nga ata që ngacmon pa dashje, në fund të bisedës serial “Dialog me Shqipërinë”, pyeti Edi Ramën: “A më thua një gja o burrë, se je i dijshëm? Kujt i thonë “prevers”, se po e dëgjoj shpesh këtë fjalë për ty”. Ata që e kishin pranë kryetarin, më thonë se ky shau ndyrë e pastaj foli me zë të lartë: “I thonë Presidentit të Pakistanit, se ti qënke i politikës, Preves Musharraf”. Malësori e pa që kryetari u tall dhe u bë gati të fliste, por një mësues aty afër e korrigjoi: “I thonë pervers, jo prevers”. Prapë foli malësori dhe tha: ...“E pra, mirë, njësoj; ky qënka vetë….”Ka shumë kohë që investigatorët e figurës së kryetarit të Partisë Socialiste kanë gjetur të fshehur një pjesë të karakterit të tij, duke e zbukuruar si pervers. Madje, ky është i pari nga udhëheqësit e politikës së Shqipërisë që thërritet me këtë përcaktues. Dy ditët e fundit, kur kryetari socialist dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht, “rrethoi me policë shtëpinë e një kundërshtari politik”, këta që merren me karakterologjinë, thanë se “ky është një pervers”.
A mos vallë është real ky rrezik që i kanoset kryesimit të Partisë Socialiste dhe vetë maskës së opozitarizmit? Do të ishte e tmerrshme, sikur të ishte krejt e vërtetë. Ose më mirë të thuhet, duhet bërë çmos për të stopuar rrezikun e potencializimit të këtij rreziku. Njerëz të ndryshëm, sa herë është thënë se “cilësia e kryetarit është perversiteti”, nuk e kanë pasur krejt seriozisht. Kanë menduar se kanë zbuluar një pjesë të së vërtetës, por një e vërtetë që të bën më shumë të qeshësh apo qesëndisësh tjetrin. Disa të tjerë kanë sjellë ndërmend “letërsinë” e shkruar prej vetë Edi Ramës, ku përshkruhen ca vese homoseksuale, ku shahen të gjithë “kasketat” dhe komunistët, ku flitet si në jerm për një takim në ferr me Enver Hoxhën, ku mohohet gjithçka është bërë që nga lindja e Krishtit deri në ditën kur Edi Rama u bë kryetar i Partisë Socialiste. Shumë njerëz që e shikojnë me kriticizëm dhe me frikë figurën politike të kryetarit të PS, mendojnë se vetëm kaq është perversiteti. Ndërsa vetëm ditët e fundit, nxori kokë zbulimi se “perversët janë të dhunshëm”. Historia ka njohur diktatorët më të egër, ata që në karakterin e tyre janë kompozuar me elementë të perversitetit.
Çfarë ka thënë bota për këtë kategori?
Studiues të mëdhenj që nga Hirshman, tek Alexis de Tocqueville, George Stigler, Herbert Spencer, etj., janë angazhuar me rrezikun e perversitetit në jetën e shoqërisë dhe të politikës. Rreziqet janë të ndryshme:
E para,
Perversiteti i zhvilluar si një rrugë politike dhe ekonomike, tenton të krijojë një pamje të sajuar, krejt të ndryshme nga ajo që ishte menduar më parë. Kështu shkruan Albert Hirshman. Vini re: Është “e sajuar”, shkruan ai. Partia Socialiste, nën kryesimin e Ramës të sapo ardhur nga një miksim idesh e pamjesh (herë arrivist, herë viktimë, herë anarchist, herë naziskin), sajoji tezën turbulluese të “politikës së re”. Kjo ka mbetur në ajër, si një kërcënim i paqes dhe jetës së secilit që kundërshton ose paraqet mendim ndryshe në PS. Asgjë nuk ka të re në politikën e PS, përveç prishjes së demokracisë dhe ngritjes së kultit të kërcënimit. “Politika e re” është një akuzë- thes që dëshmon, më së pari perversitet. U shemben të gjitha kolonat ekzistuese të demokracisë dhe të vlerës në PS dhe në opozitarizëm, duke krijuar një kënaqësi perversiteti vetëm për kryetarin.
E dyta,
Perversiteti sjell teza dhe praktika boshe. Studiuesit e kompleksit “perversitet” kanë konstatuar se ky predikon transformim social ose ekonomik, me të vetmin qëllim (të kotë) që të bëjnë vragë në status quo. Ajo çfarë ishte, nuk është më- ja këtë duan të thonë perversët, duke lëshuar presione vulgare. Kryetari i Partisë Socialiste, duke udhëtuar cep më cep vendit, si një reportazhist i padenjë për të perceptuar pa prekur, ka krijuar idenë se “derisa shkoi ky atje, nuk kishte as jetë, as njerëz”. Kotësia është totale; aq e thellë sa edhe pse vizitoi fshatra me qindra, nuk kishte kuptuar se atje rritej misri. Të njëjtën gjë bëri në kompozimin e konflikteve dhe inateve brenda përbrenda ekipit të Partisë Socialiste. Më në fund ka sajuar një ekip njerëzish me vese, të kapur në vjedhje dhe në perversitete të vogla, që i quan 99 dhe që i përdor për të kërcënuar të gjithë “status quo-në” në PS. Po të mos ishte ky, ajo çfarë ekziston, nuk do të kishte ekzistuar. Këtë la për të nënkuptuar mbrëmë në një emision televiziv edhe kryetarja e parlamentit, Topalli. “Nuk kishte asgjë, as rruga Tiranë-Durrës nuk ishte para nesh”, tha ajo, nën një tezë perversiteti që po rrezikon politikën në përgjithësi.
E treta,
Perversiteti në politikë dhe në ekonomi rrezikon atë çfarë është prezente. Këta tipa janë të egër, kokëfortë dhe intrasigjentë; asgjë nuk iu dhemb nga ato që i përkasin jetës së njerëzimit rreth tyre. Si Musolini edhe Hitleri erdhën si “shpëtimtarë”, duke mbrojtur koston e kostos së “reformave”. Shenja të këqija vërehen në embrionet e tezave të lëshuara nga kryetari i PS dhe nga të tjerë, ndoshta. Ky thotë se “në Shqipëri nuk ka ekzistuar asgjë”, “për 18 vjet nuk është bërë asgjë”. Çfarë do të ndodhë me shoqërinë duke i krijuar hendeqe të tillë?! Kostoja e kësaj është zhytja morale dhe politike e shoqërisë në një skëterrë të pakorrigjueshme. Kush e mban koston e kësaj? Askush, sepse askush nuk mund ta mbajë. Këta që e krijojnë hendekun, nesër nuk duken më, sepse praktikisht janë “të padukshëm”, dmth., pa peshë, pa energji pozitive, pa përgjegjësi.
Ky është perversi dhe rreziku i tij