Kosovë, ndërpritet kontrata e 4 komandantëve të PK-së

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi i ka ndërprerë marrëdhënien e punës katër komandantëve të PK-së në veri të Kosovës, pasi ata nuk u janë bindur urdhrave të drejtuesve të tyre.
Sipas burimeve brenda PK-së, vendimi i drejtorit është bazuar në rezultatet e hetimeve që kanë bërë Njësia e Standardeve Profesionale të PK-së, ku janë gjetur shkelje të rënda disiplinore, siç janë mosbindja e rëndë ndaj urdhrit të eprorit dhe mungesë pa arsye në punë për tre ditë.
Ndërkohë mësohet se të përjashtuarit nga puna janë shtetasit Bratislav Kragovic, Nenad Djuric, Radomir Radosavlevic dhe Zoran Milkovic, të cilët nuk i ishin bindur urdhrit të drejtorit të përgjithshëm për ndërrimin e posteve.