E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKI: Vendet islamike të njohin Kosovën

Organizata e Konferencës Islamike u bën thirrje 57 vendeve anëtare të saj të njohin shtetin e Kosovës. Në një rezolutë të dalë nga mbledhja e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të kësaj organizate, gjithashtu njihet vendimi këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila konkludoi se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur ligjet e të drejtës ndërkombëtare.
 

Gjithashtu rezoluta 17-38 e OKI mbështet anëtarësimin e shtetit të Kosovës në FMN dhe Bankën Botërore si dhe vlerëson progresin e arritur për forcimin e demokracisë së shtetit të ri rajonit problematik të Ballkanit.
 

Organizata e Konferencës Islamike ka 57 vende anëtare, ku kryesisht janë të anëtarësuar vende me sistem shtetëror islamik, por jo vetëm, siç është edhe rasti i një prej anëtarëve të saj, Shqipërisë.
 

Nga vendet anëtare të OKI e kanë njohur pavarësinë e Kosovës 17 vende dhe pas kësaj rezolute pritet që disa vende të tjera të kësaj organizate ti bashkohen njohjes. Rezoluta e kësaj organizate, për Kosovën nuk ka fuqi ekzekutive për anëtarët e saj, por këshillmore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›