E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i Azemit: Bistri me perdrodhi doren e me futi me dhune ne fugon

Tirane- Djali i Azem Hajdarit, Kirjoli ka deshmuar dje para togave te zeza te gjykates, per dhunen e ushtruar ndaj tij, nje vit me pare nga ish shefi i krimeve Oltion Bistri. Perpara trupit gjykues, Kirjol Hajdrari ka bere me deklaruar se nuk mbante mend shume gjera pasi kishte pire pak alkool. "Ka qene mesnate duke u gdhire data 3 korrik ku bashke me disa shoke po dilnim nga nje pab qe ndodhej ne rrugen "Vaso Pasha". Ne kohen qe po ndaheshim me pronaret e lokalit dhe kamerieret kane ardhur disa makina te policise dhe fugona te grupit te gatshem, te cilet me kane dhunuar dhe me kane shoqeruar ne komisariat", mesohet te kete deklaruar dje 23 vjecari Hajdari. Sipas tij, gjate momentit te ushtrimit te dhunes kishte mesuar se njeri prej personave kishte qene shefi i krimeve te zones, i cili me pas e kishte kapur prej krah dhe ia kishte perdredhur. "Ne pjesen e pasme te gjurit me goditi me kepuce dhe me pas me vuri kepucen ne shpine. Kur bera te ngrihesha kuptova qe nuk e komandoja dot doren. Me pas me futen nen ushtrimin e dhunes ne nje makine te vogel policie dhe me derguan ne komisariat", ka vazhduar deklaraten ai. Ish shefi i krimeve ne komisariatin numer 2, Oltion Bistri akuzohet se me duke zbardh data 3 korrik 2007, ka rrahuar djalin e Azem Hajdarit i cili kishte qene ne nje ditelindje ne PUB. Ndaj tij, prokuroria ka ngritur akuzen e "tejkalimit te kompetencave te punonjesit te policise", ndersa gjykohet ne gjendje te lire. R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›