E Diel, 1 Nëntor 2026

A eshte denoncuar dhuna?

Nga Sevim Arbana*

Kur thua organizate grash, bashkefolesit, njerezit, pa dallim moshash, kulturash apo dhe gjinish, nenkuptojne ate: sa ne merremi me dhunen, sa ne e denoncojme ate, sa ne e luftojme ate. Kjo per arsyen e thjeshte: ajo ekziston. Ajo eshte e pranishme te familjet shqiptare. Ajo ka prekur shume njerez, madje edhe ato qe duken sikur jane imune ndaj saj. Ajo eshte ne faqet e para te titujve te gazetave, ne lajmet televizive, duke bere karshillek cdo dite, cdo muaj, cdo vit. Ne me shume se 15 vite folem, sensibilizuam, denoncuam, therritem: Mos Hesht! - per te ndryshuar situaten. A eshte ndryshuar ajo? Po te kthejme koken pas, e pikerisht pas Konferences se Grave ne Pekin, - ku gra nga e gjithe bota treguan atje se te drejtat e grave jane te drejtat e njeriut, - shohim se, levizja e gruas ne Shqiperi do te artikulonte fuqishem te gjitha problemet me te cilat gruaja perballej. E shteti degjonte e bente sehir. Nuk ishte e lehte, por as e pamundur qe ne te benim shtetin partner ne te gjitha iniciativat qe levizja e gruas ndermori. Sot, ne kemi nje ligj per barazine gjinore, per kuoten e grave. Situata duket premtuese, shoqeria me e sensibilizuar, e mbi te gjitha grate qe kane vendosur t'i thone: JO DHUNËS! Te gjitha? Natyrisht qe jo. Ndaj sot, ne 16 Ditet Nderkombetare ndaj Dhunes se Gruas, ne kerkojme qe ju gra, vajza dhe motra, qe perjetoni dhune, vuani, vriteni dhe sakrifikoheni, denoncojeni ate! Ne jemi prane jush. Ne ju degjojme dhe ju mbeshtesim. Shteti ka deshiren dhe vullnetin te beje te njejten gje. Ai na ka aprovuar ligjin. Ai e ka per detyre. Ne duhet ta mesojme se si zbatohet ai. Kjo eshte detyra jone. Per kete, sot dhe jo vetem ne keto dite, po ne 360 dite, ju keni ne dispozicion Telefonin Grua: 2247502, keni gazeten "Diella", keni institucionet e shtetit, policine, te cilat jo vetem do t'ju degjojne, por dhe do t'ju tregojne rrugen qe te dilni nga dhuna. Ne te kundert; serish mos heshtni! Denoncojini ata! Kushdo qofshin!

(*) Presidente e Shoqates "Ne Dobi te Gruas Shqiptare"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›