E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR: OSBE-ODIHR legjitimuan zgjedhjet

Nënkryetari i Partisë Republikane, Arjan Madhi, tha sot në një konferencë për shtyp, se "raporti i OSBE-ODIHR ishte një raport konstatimesh, vlerësimesh dhe rekomandimesh objektive, i cili legjitimoi procesin zgjedhor në vend" 

TIRANË- Partia Republikane e konsideroi sot raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 28 qershorit, si një dokumentin që legjitimoi procesin e zgjedhjeve në vend .
Nënkryetari i Partisë Republikane, Arjan Madhi, tha sot në një konferencë për shtyp, se "raporti i OSBE-ODIHR ishte një raport konstatimesh, vlerësimesh dhe rekomandimesh objektive, i cili legjitimoi procesin zgjedhor në vend”.
"Ky raport vlerëson se zgjedhjet shënuan përmirësime të ndjeshme dhe plotësuan shumicën e angazhimeve të OSBE-së dhe të akteve të tjera ndërkombëtare", tha Madhi.
Duke iu referuar qëndrimit të opozitës për këtë raport, Madhi u shpreh se "është e pafalshme që në emër të interesit të saj politik, PS i drejtohet opinionit në mënyrë spekulative, duke deformuar konkluzionin final të raportit, si shprehje të vlerësimit negativ për zgjedhjet në Shqipëri”.
OSBE/ODIHR publikoi dje publikua raportin për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Në raport thuhej që zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 shënuan një progres të dukshëm por që shumë standarte nuk u plotësuan.

(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›