Neptun tregon vizionin e ri për të ardhmen
Pas suksesit të një kompanie janë gjithmonë ata, punonjësit. Një staf i kualifikuar, por edhe i motivuar është garancia se qëndrimi në treg i kompanisë do të jetë më shumë se afatgjatë. Më mirë se për këdo tjetër kjo vlen për sektorin e shitjeve të kompanisë, i cili konsiderohet si një nga kolonat më të rëndësishme ku mbështetet “Neptun”. Pikërisht për të prezantuar filozofinë e saj, por edhe për të nxitur motivimin tek punonjësit, “Neptun” organizoi një konferencë shitjesh. E para e këtij lloji që organizohet nga një kompani elektroshtëpiake, në Shqipëri. Në qendër të këtij aktiviteti ishin punonjësit, arritjet e tyre të deritanishme që kanë ndikuar në përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së sipërmarrjes. Roli i tyre, nga punonjësi më i thjeshtë e deri te drejtuesit e departamentit, konsiderohet për kompaninë tepër i rëndësishëm. E nëse çdo hallkë do të funksionojë si duhet, atëherë kompania garanton jo vetëm suksesin e markës, por edhe besimin e konsumatorit që është një nga pikat më të rëndësishme të operimit në treg.
Megjithatë, gjithçka do të ishte e padobishme nëse qëllimi final nuk do të ishte konsumatori. çdo strategji,i çdo burim, kapital apo njerëzor vihet në funksion të tij.
Gjatë konferencës morën pjesë drejtuesit më të lartë, administrata dhe i gjithë stafi i kompanisë. Në fjalën e tij përshëndetëse, administratori i rrjetit të dyqaneve “Neptun”, Julian Mane, tha se e ardhmja e kompanisë do të zhvillohet kah orientimit që japin konsumatorët, për të bërë të mundur ruajtjen e rolit udhëheqës që ka “Neptun” në treg. “ Ne i ndihmojmë njerëzit të përmirësojnë standardin e tyre të jetesës. Nëpërmjet gamës së gjerë të produkteve elektroshtëpiake, falë një rrjeti të konsoliduar shitjesh, mbështetjes dhe profesionalizmit të stafit të kualifikuar, synojmë të sjellim ndryshime pozitive në jetën e konsumatorit, kushdo dhe kudo qoftë ai “, tha Mane.
Kjo filozofi është përkthyer edhe në shifra për “Neptun”. Jo rastësisht gjatë vitit 2009, “Neptun”, konfirmoi rritje në treg, në një kohë që vendet e Ballkanit pësuan një rënie ekonomike në masën 25%. Arritjet e pozicionimit të “Neptun” në treg i dedikohen jo vetëm hartimit të një strategjie efikase, por edhe punës së mirë operacionale të sektorit të shitjeve.
Për këtë, gjatë konferencës u ndanë edhe çmime të ndryshme, si “Shitësi më i mirë”, “Dyqani më i mirë etj”. Për kompaninë, motivimi i punonjësve është tepër i rëndësishëm, ndaj dhe drejtuesit e kompanisë “ Neptun”, thanë se për të arritur objektivat e vendosur do të ketë një përmirësim të mëtejshëm të strategjisë së investime.
Të sundosh me zgjuarsi
Të operosh në një treg ku konkurrenca po bëhet gjithnjë e më e fortë, kërkon që t’i ofrohen konsumatorit ato vlera që bëjnë diferencën. “ Neptun”, falë eksperiencës arrin të sjellë në treg për konsumatorin një gamë të gjerë produktesh që përfaqësojnë zyrtarisht markat më të njohura të produkteve elektroshtëpiake, duke siguruar cilësinë dhe çmimet më të mira në treg. Drejtuesit e kësaj kompanie, gjatë konferencës, garantuan se kjo gamë do të zgjerohet akoma më shumë për t’iu përgjigjur më mirë nevojave gjithnjë e më shumë në rritje të konsumatorëve.
Gjatë prezantimeve, si një nga pikat më të forta të “Neptun” u konsiderua edhe rrjeti i dyqaneve, i cili tashmë është tepër i konsoliduar në treg. Sipas strategjisë që do të zbatohet gjatë këtij viti, do të rriten investimet për zgjerimin e prezencës, por edhe për përmirësimin e sistemit të shitjes, për të qenë pranë konsumatorit kudo dhe në kohë.
Kompania garantoi mbështetje të vazhdueshme për asistencë gjatë dhe pas shitjeve, për të siguruar mbështetje të plotë dhe për të mbuluar të gjitha nevojat e klientëve.
Një gjë e tillë nuk mund të realizohet pa një staf të kualifikuar dhe të dedikuar.
Drejtuesit e “Neptun”, i japin përparësi trajnimit të vazhdueshëm të të gjithë stafit, duke përdorur metoda novatore punësimi, të bazuara në filozofinë e orientuar drejt klientit.
Forcohet prezenca
Viti 2010 nuk do të jetë vetëm një sfidë për të realizua parashikimet në rritje të buxhetit të kompanisë, por edhe për të qenë më pranë konsumatorit. Tregu është në ndryshim, klienti po bëhet gjithnjë e më shumë kërkues dhe “Neptun” nuk është i vetëm në treg. Kësaj filozofie i përgjigjet orientimi i duhur i kompanisë në treg.
Gjatë këtij viti është parashikuar që “Neptun” të zgjerojë gjeografinë me katër dyqane të rinj. Jo rastësisht, kompania ka vendosur në qendër të saj konsumatorin, duke u orientuar nga ai. “Neptun” është një kompani që i përshtatet në kohe nevojave të njerëzve, me çmimet dhe shërbimin më të mirë në Tiranë dhe në qytetet ku ai operon. Si një veçori dalluese në treg është edhe marketingu. Koncepti i marketingut të “Neptun”, nuk është një leksion i dalë nga tendencat e fundit të botës së marketingut, por është filozofia që ndjek gjithmonë kompania, ajo e të qenit e besueshme për këdo që troket në dyqanet e saj, që kërkon një produkt apo një shërbim. Krijimi i një marke të besueshme është një proces zinxhir dhe nëse një hallkë nuk funksionon në mënyrën e duhur, mund të përmbyset çdo gjë. Te “Neptun”, duket se ky operacion funksionon më së miri, jo vetëm në kryeqytet, por edhe në rrethe. Prezenca e kësaj kompanie në treg ndryshoi rrënjësisht kulturën e konsumatorit, i cili tashmë di të përzgjedhë cilësinë, jo vetëm përmes emrit të një marke botërore, çmimit konkurrues, por edhe shërbimit. “Neptun” garanton se do të vazhdojë të punojë me frymën e një skuadre, me vizionin e qartë për të mbetur lider në tregun e elektroshtëpiakeve.