Studimet part-time, ja procedura dhe tarifat
Autori i Lajmit: red.
Të gjithë ata që nuk fitojnë të drejtën për të studiuar, pas provimeve me zgjedhje, kanë një mundësi të dytë, bëhet fjalë për sistemin part-time. Ky sistem, i njohur ndryshe si studime me korrespondencë, është i hapur jo vetëm në kryeqytet, por edhe në rrethe në pjesën më të madhe të degëve. Tarifat e regjistrimit janë të ndryshme, në varësi të lëndëve po ashtu edhe kuotat të cilat janë më të ulëta në degët më të preferuara si Drejtësia, Punët Sociale, Ekonomike etj. Studimet part-time kanë të drejtë t i ndjekin të gjithë të interesuarit. Por në rastin e maturantëve, kushti kryesor për të aplikuar edhe në sistemin me korrespondencë, janë provimet me zgjedhje, çka do të thotë se nëse një maturant nuk është regjistruar në provimet me zgjedhje, nuk ka të drejtë të aplikojë në sistemin pa shkëputje nga puna. Ndërkohë që matësi për të gjithë ata që humbasin të drejtën e studimit në sistemin e ditës, do të jetë edhe në këtë rast, mesatarja e katër viteve të gjimnazit, notat e provimeve të maturës dhe pikët e provimeve me zgjedhje. Për të ndjekur studimet e larta me korrespondencë, studentët duhet të paguajnë një tarifë të caktuar përgjatë gjithë viteve të studimit. Çmimet e part-time propozohen sipas interesit që ka për secilën degë. Kështu, degët më të preferuara nga studentët janë edhe më të shtrenjtat. Për Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë propozimi ka qenë një një tarifë prej 300 mijë lekësh. Ndërsa për të ndjekur studimet për Juridik në Universitetin e Shkodrës dhe të Vlorës, studentët duhet të paguajnë 150 mijë lekë në vit. Por kuotat dhe tarifat për këtë vit ende nuk janë diskutuar mes universiteteve dhe MASH. Vitet e kaluara regjistrimet kanë filluar nga 13-20 nëntor, ndërsa konkurset janë zhvilluar nga data 21 deri 26 nëntor nga ku janë përzgjedhur ata që kanë pasur më shumë pikë në provimet me zgjedhje. Përparësi u është dhënë kandidatëve që kanë dhënë provimet me zgjedhje apo atyre që kanë përfunduar një fakultet dhe duan të ndjekin studimet part-time. Rreth 3500 kandidatë kanë përfituar vitin e kaluar nga sistemi part-time.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2008