Jofituesit, shansi i dytë fakulteti me lekë
Autori i Lajmit: red.
Studimet me pagesë mund t i ndjekin edhe studentë që do dalin të humbur nga pikët e marra në Maturën Shtetërore. Përveç kuotave të miratuara, universitetet kanë dorë të lirë për të rritur ose ulur numrin e studentëve me pagesë. Degët më të kërkuara nga kandidatët kanë tarifa që arrijnë në 300 mijë lekë të reja, ndërkohë që tarifa më e ulët është 50 mijë lekë të reja. Në vitet e kaluara degët më të kërkuara kanë qenë Informatika, Gazetaria, Mjekësia, Juridiku, Shkencat Sociale dhe Ekonomiku, ku edhe tarifat janë më të kripura, duke arritur deri në 300 mijë të vjetra, por me tendencw qw kwtw vit akademik tw ulen deri nw 50 mijw lekw tw reja. Kërkesat më të mëdha për studimet me pagesë i përkasin Universitetit të Tiranës, pavarësisht tarifave të larta, ndërkohë që në universitetet e tjera tarifat maksimale arrijnë deri në 100 mijë lekë. Sipas rregullores së pranimit, kanë të drejtë që të hyjnë në universitetet me pagesë të gjithë kandidatët që kanë deklaruar që në fazën e regjistrimit se janë gati të paguajnë tarifat e vendosura, në rast se nuk do të fitojnë brenda kuotave të lira. Në rast se kandidatët, edhe pse kanë deklaruar se duan të ndjekin fakultetin me pagesë, fitojnë, ata nuk kanë asnjë detyrim për të paguar tarifën e përcaktuar. Shpallja e konkurrentëve fitues për kuotat me pagesë bëhet paralelisht me atë të fituesve të tjerë, por renditja e tyre bëhet në bazë të pikëve që ata kanë fituar. Sipas burimeve në kuadrin e liberalizimit, e kanë vetë në dorë universitetet të pranojnë sa dëshirojnë studentë me pagesë megjithëse për këto kuota është ende herët për t u vendosur. Diskutimet për to nisin në muajin shtator. Ndërkohë që të njëjtat tarifa zbatohen edhe për studentët që duan të vazhdojnë një fakultet të dytë në sistemin me kohë të plotë.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2008