E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëse PS ska kandidat, formalizohet Zaganjori

Tiranë- Nëse nuk do ketë propozime nga ana e opozitës, që të rezultojnë bindëse edhe për maxhorancën, do të votohet kandidatura e Zaganjorit. Kështu ka deklaruar kreu i LSI-së, Ilir Meta gjatë një konference për shtyp, në të cilën ka shprehur keqardhjen për dështimin e raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit.

Ai ka deklaruar se mbetet në koherencë me qëndrimet e vetë publike, që kanë konsistuar në dy elementë; që presidenti të zgjidhet në mënyrë kushtetuese dhe sa më konsensuale.

Konsensus është fjalë shumë e rëndësishme dhe me shumë kuptim, por është edhe tepër relative, që do të thotë se politikanë të ndryshëm, apo edhe qytetarë të ndryshëm mund të kenë kuptime të ndryshme për konsensusin- tha ai.

Sipas Metës, mundësisë për konsensus që i është dhënë opozitës edhe ajo duhet ti përgjigjej me një mundësi tjetër për konsensus që i drejtohet maxhorancës.

Ka qenë përpjekje e sinqertë për konsensus. Nëse kandidatura e Zaganjorit për arsye kryesisht të mënyrës së komunikimit me opozitën nuk e gëzon konsensusin parlamentar, e kam theksuar se kjo figurë do gëzojë konsensus më të gjerë në opinionin publik- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›