E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Opozita të përgjigjet për transaksionet e kryera nga Australia 3 ditë para 21 janarit

08-06-2012 / Gazeta 55

Debate në Kuvend për “Ligjin e Pastrimit të Parave”

Kuvendi i Shqipërisë diskutoi dje disa ndryshime në ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftën kundër terrorizmit”.
Në këtë pikë të diskutimit mazhoranca dhe opozita u përfshinë në debate të ashpra ku nuk munguan as akuzat e ndërsjella. Në përgjigje të akuzave të ngritura nga deputeti socialist, Taulant Balla, ministri i Financave Ridvan Bode i kërkoi Partisë Socialiste të përgjigjet për transaksionet e dyshimta nga Australia, të kryera vetëm 3 ditë para 21 janarit (dita e organizimit të demonstratës së dhunshme nga PS). “Shqipëria ka një histori të krimit të organizuar bazuar në klane që janë mbështetur në trafikun e drogës. Qeveria pretendon se po lufton korrupsionin, por nuk ka asnjë rast që ka konfiskuar pasuritë. Duhet të kryeministri i pari si pari dhe ministrat të sqarojnë transaksionet”, tha socialisti Taulant Balla.
Por, i menjëhershëm ishte reagimi i Ridvan Bode, i cili tha se, “Partia Socialiste dhe drejtuesit e saj, nga kryetari e deri te deputetët, duhet të përgjigjet për transaksionet e kryera, pastrim parash nga Australia, 3 ditë para 21 janarit. Shuma të cilat kanë shkuar për mobilizimin e kontingjentit kriminal”, tha më tej, Bode.
Ndërkaq, duke folur për përfitimet e ligjit, Bode tha se, projektligji, Për Pastrimin e Parave, është dinamik dhe i bazuar në raportet ndërkombëtare.
“Shumë nga parafolësit bënë vetëm statistikë. Kuvendi është për ligje. Procesi i tij është bazuar në raportet ndërkombëtare. Projekti është konsultuar me partnerët. Ligji reflekton ndryshimet e propozimet. Mundësohet një investigim i transaksioneve të parave dhe kjo nënkupton përqendrimin tek disa qendra me risk të lartë siç është korrupsioni dhe ligjet me krimin e organizuar”, tha ndër të tjera ministri Ridvan Bode.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›