Nëse Shqipëria do të ishte bërë shtet i hebrenjve
Në vitin 1935, gazetari britanik, Leo Elton, zëdhënës i sionizmit, udhëtoi për në Shqipëri, në pamje të parë "me iniciativën e tij", me qëllim që të shihte nëse do të ishte e mundur që atje të instalohej një etnitet kombëtar hebre.
Duket se e vetmja gjurmë mbijetese e këtij udhëtimi të tij është një raport që ai i pati dërguar 10 vjet më vonë rektorit të parë të "Jewish Universitety" prof. Judah Leib Magnes. Për shumë vite më pas dokumenti mbeti në raftet e Arkivit Qendror për Historinë e Popullit Hebre në kampusin universitar "Givat Ram" në Jerusalem.
Të dhënat rreth udhëtimit të Leo Elton në Shqipëri "ngrinë" për shkak të intensifikimit të persekucionit nazist të hebrenjve në Gjermaninë e Reich-ut për vite me radhë nën regjimin antisemit dhe pastaj për shkak të refuzimit të refuzimit britanik që për rritjen e numrit të emigrantëve hebrenj që mund të vendoseshin në Palestinën e Mandatuar ("Mandatory Palestine").
Në relacionin e tij, Leo Elton, shkruan se ai qe nga të parët që kishte lexuar në të përditshmet britanike mbi përpunimin e një ideje a projekti që qeveria e Shqipërisë mund të mirëpriste emigrantët hebrenj. I inkurajuar nga kjo ide ai udhëtoi drejt këtij vendi të vogël, me më pak se një milion banorë, krejtësisht i izoluar nga Europa e industrializuar. Një nga ministrat e qeverisë mbretërore i pohoi atij, se "në Shqipëri intoleranca fetare është pothuajse e panjohur". Ministri i kishte thënë z. Leo Elton se "shqiptarët myslimanë nuk janë fanatikë".
Ministri shqiptar gjithashtu ka theksuar në takimin me gazetarin britanik se, në ndryshim nga pjesa tjetër e botës, Shqipëria nuk e njeh në gjithë historinë e dukurinë e antisemitizmit. "Nuk ka asnjë arsye, të çfarëdo lloji qoftë, të mendosh se hebrenjtë që mund të nguliten këtu nuk do të jetonin në një harmoni të plotë me grupimet e tjera përbërëse të popullsisë së vendit", shkruan Elton duke cituar ministrin.
"Zgjidhja shqiptare" kishte dhe disa avantazhe të tjera, kryesisht ekonomike. Toka ishte jashtëzakonisht pjellore. Nëse duhej të mësoheshin e të zbatoheshin metoda moderne të veprimtarisë bujqësore, duhej pa dyshim një fuqi e madhe njerëzore, që llogariteshin deri rreth 5 milionë. Portokajtë dhe limonët e Shqipërisë, siç shprehet me entuziazëm Leo Elton, ishin "më të mirët në botë" dhe suksesi i hebrenjve në rritjen e portokajve në "para-shtetin e Izraelit" mund të ishte përsëritur në Shqipëri. Sugjerime të tjera të Leo Elton përfshijnë: rritjen e duhanit dhe kultivimin e krimbit të mëndafshit, duke vijuar me ngritjen e industrisë tekstile dhe të asaj të përpunimit të vajit të ullirit.
Ana më pak pozitive e përshkrimit të përgjithshëm të vendit të vogël ballkanik sipas pikëpamjes së Leo Elton është se kryeqyteti i vendit, Tirana, "nuk ka teatër apo sallone koncertesh". Elton shprehet se kishte besim që, nëse burrat dhe gratë hebreje do të bëheshin pioniere të këtyre veprimtarive kaq të mbara, "ata do të fitonin shumë shpejt jo vetëm një të ardhme të mirë materiale, por dhe respektin dhe dashamirësinë e shqiptarëve" (sipas raportit të tij shkruar për Magnes). Ai thotë se "në rrjedhë të fare pak viteve, jo qindra, por mijëra hebrenj do të vërshonin për të zhvilluar veprimtarinë e tyre në shumë sektorë të jetës aktive në Shqipëri".
Si hap të parë Leo Elton rekomandon ngritjen e një etniteti kombëtar hebre në Shqipëri të ngjashëm me atë të "Mandatory Palestine" (të Palestinës së Mandatuar, ose, siç u njoh më vonë, të Autoritetit të Palestinës), duke pasur bashkëpunimin e dy lëvizjeve sioniste. Më pas Shqipëria mund të konsiderohej "një atdhe për të shpërngulurit me kombësi hebraike".
Nuk bëhet shumë e qartë se si erdhi Leo Elton deri te kjo ide, a mori formën e një diskutimi zyrtar, madje nuk e dimë dhe nëse Magnes iu përgjigj e si iu përgjigj atij.
Hebrenjtë, megjithatë, në çfarëdo rasti, nuk emigruan në grupime shumë të mëdha për në Shqipëri. Hadassah Assouline, drejtor i Arkivit, pohon se raporti ndoshta i është paraqitur universitetit në vitin 1945, si pjesë e dokumentacionit për problemin e refugjatëve deri në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Mjaft interesant është se vlerësimi në shkallën më të lartë i Leo Elton për Shqipërinë dhe shqiptarët është konceptuar gjatë Holokaustit: "Ata shpëtuan gjithë komunitetin e vogël hebre, deri në anëtarin më të fundit të tij".