SI NJE SHTET MIRENJOHES
"Haaretz", një prej të përditshmeve më të mëdha izraelite, botoi të enjten artikullin "Nëse Shqipëria do të ishte atdhe i hebrenjve". Artikulli evokon një tezë të trajtuar vitet e fundit prej disa studiuesve shqiptarë, për ekzistencën e një projekti ndërkombëtar në vitet 1930 "për izraelitizimin e Shqipërisë", apo "për palestinizimin e Shqipërisë", në kuptimin e pritjes dhe instalimit masiv të hebrenjve të rrezikuar të Europës Qendrore.
Për fat të keq, siç ndodh shpesh në të tilla raste, kjo tezë edhe nga një pjesë e studiuesve nuk u mor seriozisht, gati-gati u quajt një metaforë. Mirëpo, tashmë janë burimet e arkivave izraelite dhe, konkretisht raporti i gazetarit britanik, Leo Elton, që ka vizituar Shqipërinë në vitin 1934 dhe që ka pasur takime me ministra të qeverisë mbretërore; burime të ruajtura në Arkivin e Historisë së Popullit Hebre dhe të administruara nga "Jewish University", që dëshmojnë katërcipërisht se "krijimi i një etniteti hebraik në Shqipëri" ishte një projekt i vërtetë diplomatik e jo thjesht një dëshirë e mirë apo një shpallje vullnetesh të dyanshme.
Artikulli, që mban nënshkrimin e reporterit Nir Hasson, gati i përditshëm në faqet e "Haaretz", jo rastësisht botohet këto ditë, pikërisht në javën kur Izraeli ka shpallur njohjen në parim të pavarësisë së Kosovës, që mund të konsiderohet një fitore diplomatike, por edhe një fitore e dijes dhe e njohjes gjithnjë e më të thelluar ndërmjet popujve. Një fitore diplomatike, sepse Izraeli është një shtet me autoritet të jashtëzakonshëm ndërkombëtar dhe nuk është thjesht një numër plus në listën e vendeve, që parimisht e quajnë të merituar pavarësinë e Kosovës. Por edhe një fitore e diturisë, sepse sikurse dihet për një kohë të gjatë qarqe shkencore e parashkencore serbe janë munduar të implikojnë popullin e Kosovës, e veçanërisht të quajturin Divizioni SS Waffen "Skanderbeg" në ushtrim të Holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore. E vërteta është se kjo akuzë, jo pa të drejtë, përbënte një pengesë të mundshme për njohjen e pavarësisë së Kosovës, për më tepër që agresiviteti i studiuesve ish-jugosllavë vitet e fundme u shtua jashtëzakonisht.
Por dijetarët vendës arritën të dëshmojnë me burime të pakontestueshme se pjesëmarrja e Divizionit SS "Skanderbeg" në ushtrimin e Shoah jo vetëm që është ekzagjeruar, por në tërësi është manipuluar, duke trajtuar si hebrenj të deportuar qindra persona të cilët në listat nominale rezultojnë shqiptarë, malazezë, serbë, të cilësuar si "bolshevikë, komunistë, banditë, kundërshtarë të rendit".
Natyrisht, përgjegjësia historike mbetet edhe për një jetë njeriu të viktimizuar pa uniformë, dhe në këtë rast janë disa dhjetëra hebrenj të shpërngulur në Kosovë në vitet e luftës që kanë humbur jetën dhe duhet të përkujtohen me homazh. Por dija shqiptare ia doli të çaktivizojë një argument të stërzmadhuar me qëllim penalizimi kolektiv të shqiptarëve në Kosovë dhe mundësisht humbjen e mbështetjes së shtetit të Izraelit dhe më gjerësisht.
Artikulli i "Haaretz" është pritur me debate të forta në faqen elektronike të saj. Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë marrë pjesë në diskutim mbi 25 pajtimtarë të saj, nga Izraeli, nga SHBA, nga vendet perëndimore dhe Ballkani. Shumica e pjesëmarrësve në diskutim e shohin me habi këtë projekt, për të cilin nuk kanë pasur dijeni më parë; të tjerë gjejnë paralele midis fatit të popullit të Izraelit dhe fatit të popullit shqiptar, sidomos të popullit shqiptar në Kosovë për sa i takon ushtrimit të krimeve kolektive ndaj tyre; në përgjithësi shfaqet një frymë e shëndetshme për popullin shqiptar, që u është gjendur hebrenjve në kohë shumë të vështira, kur përndiqeshin pothuajse nga të gjitha shtetet e Perëndimit e të Europës Qendrore; kur, sikurse thuhet shpesh, "kalonin kryeulët duke lypur ndihmë e mëshirë përpara portave të Shën Pjetrit" dhe ndihmë e mëshirë nuk u jepte askush.
Artikulli i "Haaretz" meriton njohjen e lexuesit shqiptar jo vetëm për shkaqe diturie dhe për kontekstin historik-politik kur u botua. Mbi të gjitha, sepse ai është një prej provave se mirënjohja, kjo kryendjenjë që njeriun e bën njeri, përbën njëherësh një prej shtyllave të moralit politik bashkëkohor. Po bëhen pak nga pak afro 70 vjet që nga koha kur lufta antifashiste përfundoi, historia e Holokaustit tani është gjithnjë e më e qartë, është bërë e njohur ndërkombëtarisht tashmë se numri i hebrenjve që gjetën shpëtim në Shqipëri kalon mbi 2200; burimet shqiptare gjithnjë e më shumë po flasin, por, me sa duket, duhet të mësohemi të jemi pak më modestë, sepse vetëm në dy-tri vitet e fundit Izraeli ka hedhur aq shumë hapa e ka ndërmarrë aq shumë nisma që nuk mund të përligjen ndryshe pa mirënjohjen historike, saqë nuk duhet ta kujtojmë aq shpesh çfarë kemi bërë për ta në kohën e rrezikut. Ja vetëm disa prej këtyre nismave:
Izraeli hoqi sistemin e vizave me Shqipërinë dhe mundësoi lëvizjen e lirë të qytetarëve, ndërsa Tirana diplomatike lutet në Bruksel për lehtësimin e pjesshëm të këtij sistemi dhe me sa duket ne do të jemi bashkë me Bosnjën të fundmit që do ta kemi të hapur portën në atë drejtim. Izraeli shpalli Shqipërinë dhe popullin shqiptar si një prej "Fisnikëve midis Kombeve" dhe janë 64 familje shqiptare që kanë titullin e lartë "The Righteous" në Yad Vashem (lista është e hapur edhe për emra të rinj). Dhe, së fundmi, Izraeli shpalli njohjen parimore të shtetit të Kosovës, duke u besuar më shumë burimeve shqiptare se atyre ish-jugosllave për të ashtuquajturin holokaust masiv të ushtruar prej shqiptarëve atje ndaj hebrenjve në kohën e luftës. Artikulli i "Haaretz" është një dëshmi se vendimet e sotme vijnë nga e shkuara dhe se e shkuara është e mirënjohjes. Shtetet dhe popujt mirënjohës meritojnë gjithaq nderim e mirënjohje.