Zhvlerësimi i shpejtë i lekut, ekspertët e ekonomisë, të frikësuar për inflacionin
Euroja dhe dollari po fitojnë pikë çdo ditë ndaj monedhës vendase. Shkak kryesor, kërkesa e valutës për të kaluar pushimet jashtë vendit
Ervin KOÇI
Monedha kombëtare, Leku, po precipiton me shpejtësi duke humbur pikë në tregun valutor në raport me monedhat e tjera të huaja. Ekspertët e ekonomisë po e ndjekin me shqetësim këtë zhvlerësim të pandalshëm që nga fillim viti, duke dhënë alarmin për një thellim edhe të inflacionit në vend që do të shoqërojë këtë fenomen. Vetëm dje një euro ka arritur të këmbehet me 133 lekë. Ajo çfarë pritet të ndodhë sipas ekspertëve të ekonomisë është fakti se edhe për muajin qershor parashikohet një forcim i mëtejshëm i monedhës europiane, por pa lënë pas edhe dollarin amerikan, që po fiton gjithashtu teren ndaj lekut. Por fenomeni duket se do të thellojë pasojat e tij në ekonominë e vendit gjatë muajve në vijim, ku ekspertët e ekonomisë tregohen skeptikë për fatin e lekut. Një pjesë e tyre mendon se ky efekt do të jetë i përkohshëm duke e lidhur këtë me nisjen e sezonit turistik në vend, ku pritet të hyjë një sasi më e madhe valute dhe për pasojë mund të bjerë vlera e monedhave të huaja në raport me lekun. Ka edhe nga ata ekspertë që mendojnë se këtë vit, sezoni turistik në vend do të jetë në vështirësi. Ata e lidhin këtë me parashikimet që janë bërë për të gjithë tregun turistik të rajonit, në një kohë që grupet potenciale të turistëve nga Kosova dhe Maqedonia, gjithsesi, do të jenë më të reduktuar për shkak të krizës ekonomike që ka përfshirë këto dy vende. Por nuk përjashtohet as fakti që shqiptarët të ndikojnë vetë negativisht në mbajtjen të lartë të raportit të euros ndaj lekut, pasi edhe këtë vit ata do të kërkojnë që të blejnë valutë për të kaluar pushimet jashtë vendit, siç është bërë zakon.
Situata
Ekspertët e ekonomisë mendojnë se forcimi i euros dhe dollarit amerikan ndaj monedhës vendase, lekut, është për faktin se shqiptarët kanë nisur të kërkojnë euro për të kaluar pushimet jashtë vendit. Sipas ekonomistit Gjergj Filipi, zhvlerësimi i lekut do të vijojë gjatë blerjeve të paketave turistike, për të arritur në një ekuilibër gjatë periudhës korrik-gusht 2009, kohë kur emigrantët kthehen për të kaluar pushimet. Por a do të stabilizojë kursin e këmbimit sezoni turistik apo kthimi i emigrantëve gjatë kësaj vere? Përgjigjja ka pak optimizëm. Filipi argumenton në lidhje me këtë se ky vit nuk është një vit i zakontë. Një pjesë e emigrantëve kanë humbur vendet e punës dhe rrjedhimisht kanë më pak para për të shpenzuar, në rast se do të vijën për pushime. Nga ana tjetër, edhe sezoni turistik nuk pritet të ketë fluks të madh, pasi situata zgjedhore që shoqëron këtë verë, por edhe kushtet infrastrukturore, nuk pritet të thithin shumë turistë. Sipas ekspertëve në agjencitë e këmbimit valutor, rreziku më i madh mbetet periudha pas verës, kohë kur euroja parashikohet të forcohet ndjeshëm. Kjo gjë mund të thellojë edhe inflacionin, që ka rrezik të rritet gjatë periudhës së fundit të vitit.
Inflacioni
Eksperti i ekonomisë, Filipi, mendon se në lidhje me rritjen e inflacionit gjatë fazës së dytë të vitit është ende herët për të bërë një parashikim të saktë. Edhe pse ai nuk e mohon faktin se kjo mund të ndodhë, indeksi i çmimeve të konsumit nuk ka dhënë akoma shifra alarmante për t’u frikësuar. Lidhur me këtë pikë, sipas Filipit, “një element që ka ndikim në inflacion është shtrenjtimi i mallrave të konsumit, ku si shkak kryesor në vendin tonë janë vlera e lartë e referencave për këto produkte, edhe pse në tregun ndërkombëtar po ndodh e kundërta ku kemi rënie të çmimeve të këtyre produkteve”. Por ekspertët mendojnë se nëse kjo situatë do të vijojë me këto ritme, do të kemi reduktim të tregtisë, ulje të fuqisë blerëse, si dhe rritje artificiale të një pjesë të mallrave dhe shërbimeve.
Tregtia
Të dhënat më të fundit nga institucionet zyrtare tregojnë se tregtia është tkurrur dhe kjo si pasojë e krizës ekonomike. Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë nga ekonomistët, eksportet e mallrave shqiptare drejt tregjeve të huaja kanë pësuar rënie. Ndërkohë që ndryshe nga vitet e kaluara këtë vit në rënie kanë qenë edhe importet e mallrave të huaj. Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, deri në fund të muajit mars, eksportet e mallrave shqiptare arrinin vlerën e 64 milionë euro, ndërkohë që në mars të një viti më parë janë eksportuar plot 74 milionë euro mallra. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me importet. Sipas të dhënave zyrtare, deri në fund të muajit mars janë importuar 256 milionë euro mallra, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë importet e mallrave arritën vlerën e 265 milionë euro. E thënë ndryshe, edhe pse një ekonomi e vogël, Shqipëria nuk mundi t’i rezistojë dot efekteve të krizës globale. Ndërkohë përveç eksporteve si pasojë e krizës globale, kanë rënë edhe të ardhurat e emigrantëve.
Kursi zyrtar i shkëmbimit valutor sipas BSH-së
Në agjencitë e këmbimit valutor, dje një dollar u ble me 97,7 lekë dhe u shit me 98,3 lekë, ndërsa një euro u ble me 131.90 lekë dhe u shit me 132,20 lekë.
Blerje Shitje
Dollari amerikan 97,7 98.3
Monedha europiane 131.90 132,40
Franga zvicerane 87 87,60
Paundi britanik 149.90 150. 50
22 Maj 2009