Pastrimi i parave, përcaktohen mënyrat e raportimit të institucioneve
Cilat kategori do të jenë në vëzhgim dhe rastet kur do të raportohet. Si do raportojnë bankat, noterët, avokatët dhe agjentët e pasurive të paluajtshme
Laureta Rryçi
Tiranë - Qeveria përcakton institucionet që do të raportojnë për pastrim parash. Vendimi më i fundit i qeverisë i ka ndarë institucionet në mbikëqyrëse dhe raportuese. Dy grupet, për çdo rast të dyshimtë që konstatojnë, duhet të raportojnë menjëherë. Gazeta “Albania” zbardh në numrin e sotëm procedurat e reja që do të ndjekin bankat, avokatët, noterët dhe ekspertët që do të vlerësojnë pasuritë e paluajtshme. Sipas këtij vendimi, organet licencuese ose mbikëqyrëse raportojnë për çdo dyshim të bazuar për burimin ose origjinën e kapitalit, natyrën e veprimit financiar, pavarësisht nga vlera e përcaktuar në ligjin për pastrimin e parave. Kjo duhet të ndodhë në rastet kur ka dyshime të bazuara në fakte e rrethana konkrete, që mund të lidhen me parregullsi në dokumentacionin identifikues dhe justifikues të burimit të ligjshëm të kapitaleve me ato reale. Duhet raportuar menjëherë kur ka informacione ose sinjalizime e të dhëna se paratë ose pasuritë e depozituara për licencim rrjedhim nga vepra penale ose janë të përziera me para a pasuri të tilla, apo kur dyshojnë se veprimtaria, që kërkohet të licencohet do të ngrihet për të realizuar ose mbështetur pastrimin e parave. Sipas legjislacionit në fuqi, ky raportim nuk duhet të bëhet më vonë se 72 orë nga çasti i konstatimit të dyshimit. Informacionin duhet të përcillet në Drejtorinë e Përgjithshëm të Pastrimit të Parave. Informacioni i ndërsjellë në këto raste duhet të ruhet sekret. Subjektet raportuese duhet t’i kthejnë përgjigje Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit të Parave jo më vonë se 15 ditë.
Hetimi
Drejtoria e inspektimit e NIF (Njësia e Inteligjencës Financiare), ushtron funksionet mbikëqyrëse dhe parandaluese për të mos lejuar përdorimin e kanaleve bankare dhe institucioneve te tjera financiare për qarkullimin e te ardhurave qe burojnë nga veprimtari kriminale për të mundësuar pastrimin e parave apo financimin e terrorizmit nëpërmjet ushtrimit të kontrolleve në subjektet e ligjit, ngrirjen e aseteve, llogarive bankare dhe marrjen e masave administrative. Gjithashtu, kjo drejtori është përgjegjëse për koordinimin e shkëmbimit të Inteligjencës Financiare me njësitë homologe në botë. Njësia e Inteligjencës Financiare, si Agjenci Qendrore Kombëtare, kërkon, analizon dhe u shpërndan autoriteteve kompetente zbulimin ose ekspozenë e informacionit financiar lidhur me: të ardhurat që dyshohen se kanë origjinë kriminale; kërkesat e bëra nga entet rregullatore dhe licencuese kur ka rrethana të pazakonta dhe të pajustifikuara mbi të cilat një entitet i ri formohet apo kryen veprimtarinë operacionale. Institucionet financiare kanë detyrimin ligjor për të identifikuar klientin, për regjistruar e ruajtur të dhënat, për të raportuar transaksionet e dyshimta (RAD) dhe ato mbi kufirin e vlerës 20 milionë lekë (RTV). Këto institucione kanë ngritur strukturat e tyre me persona përgjegjës në këtë drejtim dhe kanë krijuar qendrën e të dhënave.
Udhëzimi i ri
Sipas udhëzimit më të ri, subjektet duhet të verifikojnë nëse një klient ose një pronar përfitues është person i ekspozuar politikisht. Nëse po, atëherë duhet të marrin miratimin nga instancat më të larta të administrimit ose drejtimit përpara se të vendosin një marrëdhënie biznesi me të. Duhet të marrin deklaratën për burimin e pasurisë së tij, e cila i përket këtij veprimi financiar, si dhe të kryejnë një monitorim në rritje dhe të vazhdueshëm të marrëdhënieve të biznesit. Ndërsa në rastet kur një klient bëhet më pas një person i ekspozuar politikisht, duhet të ndiqet e njëjta procedurë që ndiqet në rastet kur personi njihet si i ekspozuar politikisht. Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive i paraqet periodikisht dhe jo më pak se dy herë në vit, autoritetit përgjegjës, listën e plotë dhe të përditësuar të personave të ekspozuar politikisht, të hartuar sipas parashikimeve të Ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”. Për klientët, të cilët janë organizata jofitimprurëse, subjektet duhet të mbledhin informacione të mjaftueshme për to, për të kuptuar plotësisht burimet e
financimit, natyrën e veprimtarisë dhe mënyrën e administrimit dhe drejtimit të tyre. Duhet të përcaktojnë nëpërmjet informacionit publik ose me mjete të tjera reputacionin e tyre si dhe të marrin miratimin nga instancat më të larta të administrimit/drejtimit përpara vendosjes së një marrëdhënieje biznesi me ta.
Rastet kur bëhet verifikimi i klientit
Para se të vendosin një marrëdhënie biznesi
Kur klienti kërkon të kryejë: një transfertë të drejtpërdrejtë brenda ose jashtë vendit
Kur një transaksion me një shumë të barabartë me: jo më pak se 200 000 (dyqind mijë) lekë ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera të huaja për blerjen /shitjen e fishave të lojërave të fatit, apo kundërvlerën e tyre elektronike, në rastin e lojërave të fatit, kazinove dhe hipodromeve të çfarëdolloj forme jo më pak se 1 500 000 (një milionë e pesëqind mijë) lekë ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera të huaja, kryer në një transaksion të vetëm, ose në disa transaksione të lidhura me njëra-tjetrën. Nëse shuma e transaksioneve nuk dihet në kohën e veprimit, identifikimi duhet të kryhet sapo të bëhet e ditur shuma dhe të arrihet pragu i mësipërm.
Subjekte që raportojnë për pastrim parash
1- Banka e Shqipërisë
2- Bankat tregtare
3- Institucionet financiare jobankare
4- Zyrat e këmbimeve valutore
5- Shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre
6- Shërbimet postare që kryejnë shërbime pagesash
7- Çdo person tjetër fizik ose juridik, që emeton apo menaxhon mjetet e pagesës ose të parasë ose kryen transferimin e vlerës (karta debiti dhe krediti, çeqe, çeqe udhëtari, urdhra pagese dhe
urdhërpagesa bankare, para elektronike ose instrumente të tjera të ngjashme)
8- Bursat dhe çdo subjekt tjetër (agjent, broker, shtëpi brokerimi etj.), që ushtron veprimtari për emetimin, këshillimin, ndërmjetësimin, financimin dhe çdo shërbim tjetër që ka lidhje me tregtimin e titujve
9- Shoqëritë që merren me sigurimin e jetës ose risigurimin, agjentët apo ndërmjetësit e tyre, si dhe fondet e pensionit
10- Autoriteti shtetëror përgjegjës për administrimin dhe shitjen e pronës publike dhe çdo person tjetër juridik publik që kryen veprime juridike lidhur me tjetërsimin dhe dhënien në përdorim të pronës shtetërore, ose që kryen evidentimin, transferimin apo tjetërsimin e pronës shtetërore
11- Lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet, të çfarëdo forme
12- Agjentët e pasurive të paluajtshme dhe ekspertët e vlerësimit të pasurive të paluajtshme
13- Ekspertët kontabël të autorizuar të pavarur, kontabilistët e miratuar të pavarur dhe zyrat e konsulencës financiare
14- Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale
15- Çdo person fizik ose juridik, përveç atyre të specifikuar më sipër, të cilët merren me: Administrimin e aseteve të të tretëve/drejtimin e veprimtarive të lidhura me to; qiratë financiare;
ndërtimet; biznesin e metaleve dhe të gurëve të çmuar; huat financiare; marrëveshjet dhe garancitë financiare
16- Shitblerjen e veprave të artit apo shitblerjen me ankand të sendeve me vlerë 1 500 000 lekë ose më shumë; sigurimin dhe administrimin e parasë fizike ose të letrave me vlerë lehtësisht të konvertueshme, në emër të personave të tretë; këmbimin e parasë fizike; tregtimin e mjeteve motorike
17- Veprimtaritë e spedicionit dhe të transportit
Agjencitë e udhëtimit
22 Maj 2009