E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëse flini tepër, sinjal i kolesterolit të lartë

 

Personat e moshuar që flenë shumë orë, kanë një nivel të lartë të kolesterolit “të keq” LDL dhe sasi të pakët të kolestrolit “të mirë” apo siç njihet HDL. Të paktën kështu thuhet në një studim holandez. Duket se një moshë, jo më te re, është e rëndësishme të flihet me një sasi të caktuar orësh, siç vërehet në studime të tjera, personat që pushojnë më pak se 7 orë në natë dhe ata që flenë më tepër se 8 orë, kanë probabilitet më të lartë të kenë sëmundje të zemrës, dhe pse shkaku nuk është i qartë, shkruajnë Dr.Julia F. van den Berg e “Erasmus Medical Center” të Roterdamit dhe kolegët e saj në revistën “Psychosomatic Medicine”.
Ekipi holandez është nisur nga hipoteza se kolesteroli mund të jetë një faktor që ndikon në këtë fenomen.
Ekipi holandez është nisur nga hipoteza se kolesteroli mund të jetë një faktor i implikuar në këtë fenomen. Dr.Van den Berg dhe kolegët e saj kanë vënë përballë kohëzgjatjes së gjumit dhe nivelit të kolesterolit, ose me saktë proporcionin mes kolestrolit total dhe Hdl, në 768 burra dhe gra të moshës nga 57 deri 97 vjeç. Ndërkohë, sipas autorëve të studimit, është parë se personat që flinin më tepër kishin nivelet e larta të kolestrolit. Sipas shkencëtarëve holandezë, që personat që kalojnë më shumë kohë në shtrat janë më pak aktivë dhe për pasojë kanë dhe nivel kolestroli më të lartë, por lidhja mes gjumit i fragmentuar, tipike e shumë të moshuarve, e kolestroli i ulët, siç vërehet në këtë studim, është më i vështirë për t’u shpjeguar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›