E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana zhgënjehet nga Rrudho

 

Burime pranë skuadrës theksojnë se drejtues të klubit kanë mbetur të pakënaqur me paraqitjen e talentit të Shpresave, Xhulian Rrudho, në ditët turke të Tiranës, një zhgënjim që ka marrë formë sidomos ditët e fundit, ku nuk kanë munguar as kritikat. Siç mësohet nga informacionet e para që vijnë nga pjesëtarë të skuadrës, Rrudho nuk ka mundur të rivalizojë sa duhet apo të tregojë vlerat e tij karshi dyshes titullare të sulmit Xhafaj-Memelli e për rrjedhojë, nuk ka mundur të fitojë vendin e titullarit në takimet miqësore që Tirana zhvilloi në kuadër të fazës përgatitore dimërore në Turqi. Madje, nuk mungojnë dhe zërat që e cilësojnë një dështim në merkato, pavarësisht faktit se drejtuesit kryesorë të klubit insistojnë që Rrudho të firmosë për ekipin edhe për sezonin e ardhshëm, me bindjen se niveli i tij i lojës do të rritet me kalimin e kohës. Momentalisht flitet për zhgënjim total, por specialistët e argumentojnë formën e tij jo të mirë me mungesën e stërvitjes për një kohë të gjatë. Sipas tyre, vlerat e Rrudhos mund të merren të plota vetëm pas një, ose dy muajsh, kur lojtari të marrë ngarkesën e nevojshme fizike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›