Vret gruan, shkroi në profil ‘jam vetëm’
Një 41-vjeçar anglez është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi ka vrarë gruan e tij, pas ndryshimit të statusit të saj nga ‘e martuar’ në ‘vetëm’, në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”. Edhe pse çifti ishte ndarë dhe vajza 26-vjeçare ishte kthyer tek prindërit e saj, Eduard Richardson nuk mundi ta duronte faktin pasi Sarah, ish-gruaja, nuk i kishte kthyer as përgjigje në mesazhet e shumta të dërguara prej tij në celular. Kështu ai ka vrapuar në shtëpinë e saj, ka shqyer portën dhe e ka goditur me thikë. Më pas, ai ka tentuar të vrasë veten, por nuk ia ka dalë. Gjykata e ka dënuar 41-vjeçarin Richardson për akuzën e vrasjes me dashje. Tani ai duhet të kalojë të paktën 18 vite në burg përpara se të ketë të drejtën të kërkojë lirim me kusht. Ky është rasti i dytë brenda vitit, që një ngjarje e tillë ndodh në Britani. Në shkurt të vitit 2008, 34-vjeçari Uajne Forrester, vrau me thikë të shoqen, Ema, pasi katër ditë pas ndarjes ajo kishte shkruar në Facebook, “jam vetëm”.