E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nëse shqiptarët nuk pajisen, do votojnë me pasaportat aktuale”

Autori i Lajmit: red.
Kryeministri është shprehur po ashtu në konferencën për shtyp edhe përsa i përket mos marritjes së pajisjes në kohë të qytetarëve me karta identiteti dhe se a do të votojnë ata apo do të ngelen pa votuar, duke thënë se: “Së pari, për ne është domosdoshmëri që çdo qytetar që dëshiron të marrë kartën është i inkurajuar ta marrë atë. Kemi përcaktuar një seri masash kufizuese, shtrënguese, por kemi përcaktuar edhe stimuj për të. Karta faktikisht për 900 mijë - 1 milionë zgjedhës shitet me një çmim nga 35 -70 për qind të çmimit real, sipas kategorive. Janë mbi 1 milionë qytetarë, për të cilët kemi bërë qartësisht subvencion. Kemi përcaktuar edhe disa masa shtrënguese. Unë u bëj thirrje qytetarëve të përfitojnë nga këta stimuj e bonuse dhe t`i përgjigjen thirrjes për pajisjen me kartat e identitetit. Për të dalë aty ku thoni ju, që çdo qytetar të kishte kartë, do të duhet të vihej një ligj për të bërë zgjedhje të detyrueshme, por ky ligj nuk mbështetet as nga qeveria, as nga opozita, me sa di unë. Janë shumë të pakta vendet që e kanë detyrim pjesëmarrjen në zgjedhje. Ata që disponojnë pasaporta aktuale nuk kanë shtrëngesa dhe do të votojnë lirshëm me këto pasaporta dhe është e përcaktuar, në mos gaboj, edhe për letërnjoftimet e vjetra. Shanset për të mbetur pa dokument janë vetëm për ata që s`duan të votojnë - ndonëse uroj që të votojnë edhe ata, - sepse mund të jenë të zhgënjyer, gjithsesi, njerëzit kanë motivet e veta, por pjesëmarrja e qytetarëve në politikë është e rëndësishme”.
Ky lajm është publikuar: 17/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›