Pezull dosjet e tokave në përdorim
15/04/2009 Pritet të dalë një udhëzim i veçantë për të rregulluar këtë procedurë
Komisionet vendore të Verifikimit të Titujve, vendime vetëm për çështjet e tjera
Dosjet për të cilat nuk ka ende një vendim zyrtar për dhënien nga përdorim në pronësi, qëndrojnë pezull në komisionet e Verifikimit të Titujve të Pronësisë. Problematika e tyre është mjaft specifike dhe pritet që të dalë një udhëzim i ri për të rregulluar procedurat e kalimit të tokës të ndarë me ligjin 7501 për ish-kooperativat bujqësore nga përdorim në pronësi. Pasi janë caktuar me një “v” të veçantë procedurat për verifikimin e titujve të pronësisë, si dhe kriteret që do të përdoren, këto komisione të krijuara pranë prefekturave zyrtarisht kanë nisur punën që në tetor të vitit të kaluar. Me miratimin e procedurave ka nisur edhe dhënia e vendimeve të para. Gjithsesi, një numër dosjesh të qytetarëve kryesisht në komuna si Baldushku në prefekturën e Tiranës, janë duke pritur një zgjidhje përfundimtare.
Dosjet
Qeveria shtyu me gjashtë muaj afatin e punës së komisioneve për Verifikimin e Titujve, në lidhje me pikën 6 të nenit 8 të ligjit. Në ligj ishte parashikuar një fat 6 mujor, por që nuk ishte i mjaftueshëm për shkak të shtyrjes së fillimit të punës nga ana e komisioneve, jo për faj të tyre, por për mungesë të procedurave. Me shtyrjen e afatit parashikohet që brenda muajit korrik të këtij viti të përfundojë kalimi i tokave për ata persona që ende nuk kanë arritur ta kryejnë këtë proces, nga përdorim në pronësi. Ndërsa komisionet vendore brenda 6 muajve duke nisur nga shkurti i këtij viti urdhërojnë komunat e bashkitë që të regjistrojnë pronat në hipotekë. Ndërsa në vendimin mbi zbatimin e këtij ligji theksohet se komisionet vendore kanë të drejtë të hetojnë dhe rastet kur një individ ankohet për mosregjistrim prone apo të kërkojë nëpërmjet këtij komisioni që të ndërmarrë nismën e hipotekimit.
Refuzimi
Në ligj parashikohet dhe rasti kur një familje nuk pranon të marrë në pronësi sipërfaqen që ka në përdorim. Në këtë rast komisioni do të mbajë një procesverbal të posaçëm, duke e kaluar sipërfaqen si të lirë, apo ndoshta duke lejuar dhe kalimin e saj tek ish-pronari. Për realizimin e këtij procesi komisioni i Verifikimit të Titujve të Pronësisë do të plotësojë dokumentin e lënë në mes nga ish-komisionet e tokave, duke realizuar kështu procedurën e plotë. Sipas ndryshimeve, Komisioni i Verifikimit të Titujve urdhëron kryetarët e komunave dhe/ose bashkive të plotësojnë aktet e marrjes së tokës në pronësi brenda 12 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji në fshatrat e ish-kooperativave bujqësore në rastet kur komisioni i tokës.
Komisioni
Kërkon nga kryetarët e komunave dhe/ose të bashkive, në cilësinë e ish-kryetarëve të komisioneve të tokës, nga ish-kryetarët e komisioneve të tokës në fshatra, nga SAMT-et, në këshillin e qarkut, ZVRPP-të e rrethit dhe zyra rajonale e AKKP-së dokumente dhe informacione për veprimtarinë e veprimet e kryera gjatë të gjithë periudhës së ndarjes së tokës. Gjithashtu ata janë të detyruar të raportojnë në mënyrë periodike, para KQT-së për përmbushjen e detyrimeve, të përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij.
Neni 8, pika 6
Detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit të Verifikimit
6. Urdhëron kryetarët e komunave dhe/ose bashkive të plotësojnë aktet e marrjes së tokës në pronësi, brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, në fshatrat e ish-kooperativave bujqësore, në rastet kur:
a) Komisioni i tokës së fshatit nuk ka plotësuar dokumentacionin ligjor të ndarjes së tokës;
b) Familjet bujqësore ose individët, që faktikisht e përdorin dhe e shfrytëzojnë tokën bujqësore dhe janë subjekte ligjore të trajtimit me tokë në pronësi, sipas përcaktimit të nenit 3 të këtij ligji, por që nuk janë pajisur me dokumente pronësie dhe që për këtë sipërfaqe nuk janë lëshuar akte të marrjes së tokës në pronësi për persona të tjerë.
Dokumentacioni i plotësuar dorëzohet në KV dhe pas verifikimit i kalohet SAMT-it të qarkut.
Për çdo rast të mospranimit të marrjes së këtij dokumentacioni nga familjet bujqësore ose individët, mbahet procesverbal për refuzim toke.