Rizopulos: Greqia mbështet Shqipërinë, ende punë për vizat
GJIROKASTëR- Greqia mbështet Shqipërinë në procesin e liberalizimit të vizave por gjykon se ka ende shumë për të bërë deri në finalizimin e këtij procesi. Kjo është deklarata më e fundit e konsullit grek në Gjirokastër.
Në aktivitetin për festën e pavarësisë së Greqisë zhvilluar në qytetin e Gjirokastrës Konsulli grek Joanis Rizopulos tha se Shqipëria nuk është gati për të përfituar heqjen e vizavave me vendet e Bashkimit Europian ndërsa duhet të përmbushë kriteret që ndërkombëtarët kërkojnë.
“Ne e mbështesim Shqipërinë në procesin e liberalizimit të vizave po ka ende punë për të bërë. Javën e kaluar një përfaqësi e BE vizitoi Shqipërinë dhe lanë për politikën shqiptare detyra për përmbushjen e kushteve, pra u tha se cfarë duhet të bëhet që Shqiëpria të përfitojë nga liberalizimi i vizave. Edhe në si Greqi do të bëjmë atë që thotë Bashkimi Europian” – u shpreh Rizopulos.
(m.a/BalkanWeb)