Suedia kthen azilkërkuesit maqedonas
SHKUP - Autoritetet suedeze kthyen sot në Maqedoni shtetasit e parë nga vendi i vogël ballkanik, të cilët pas liberalizimit të vizave kërkuan azil në Suedi.
Ambasada suedeze në Shkup njoftoi se një numër i madh personash nga Maqedonia, të cilët kërkonin azil, kanë mbërritur në Suedi gjatë dy muajve të parë të këtij viti.
Shumica prej tyre si arsye të kërkesës ka përmendur kushtet social-ekonomike, por sipas ligjeve suedeze në fuqi ato nuk përbëjnë bazë për marrjen e azilit.
'Procesi i kthimit të kërkuesve të azilit në Maqedoni do të vazhdojë, ndërsa regjimi pa viza nuk duhet të keqpërdoret për qëllime të tilla. Autoritetet e Maqedonisë po angazhohen seriozisht për tejkalimin e problemit'', njoftoi ambasada suedeze në Shkup.
(e.n/mia/BalkanWeb)