EULEX-i forcon kontrollin në veri të Kosovës
PRISHTINE- EULEX-i, Policia e Kosovës dhe shërbimi doganor e kanë përforcuar kontrollin e mallrave dhe automjeteve në vendkalimet kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës.
Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeljevic u tha agjencive serbe të lajmeve se shtimi i kontrollit është bërë sepse ditë më parë në Leposavic është konfiskuar një sasi e konsiderueshme eksplozivi.
Sipas saj, masat shtesë janë ndërmarrë edhe për sulmin e fundit ndaj automjetit të EULEX-it.
"Qëllimi i kontrollit të detajuar është që të sigurohet niveli më i lartë i sigurisë, dhe mjetet që mund të kërcënojnë sigurinë të mos mund të futen në Kosovë", ka thënë Gudeljevic.
(m.a/rel/BalkanWeb)